Xhela Abazi – Gjithmonë i përkushtuar në punë

Nga Elife Kurteshi

Xhela nuk po ndalet. Si në Kosovë ashtu edhe në diasporë po i kalon ditët e verës. Janë angazhimet e tij të shumta neper mbrëmje të ndryshme në Gjermani, Zvicër, Suedi dhe vende tjera të botës, dasma dhe ahengje familjare, te cilët ia bëjnë jetën një udhëtim të pa ndalur. Me një agjendë super të ngjeshur, me udhëtime nga njëri vend në tjetrin, të gjithë pyesin veten se kur ka kohë Xhela për diçka tjetër. „Nuk kam shumë kohë të lirë mirëpo atë që kam e kaloj me familje dhe të afërmit e mi“, tregon ai. Xhela me një karrierë për t’u vlerësuar lartë, është një nga të paktët personazhe VIP që mua gjithmonë më ka lënë përshtypje. Ndonëse, tanimë është kthyer në një personazh të njohur për muzikën shqiptare, Xhela nuk më ka lënë kurrë shteg për të menduar se është një mendjemadh. Përkundrazi, ai nuk ka qenë i tillë, as herën e parë kur e kam takuar dhe më së paku tani. Ai vazhdon të qëndrojë i njëjti për lexuesit e portalit. Edhe pse tani nuk është e lehtë të marrësh një orar takimi për intervistë me te, brenda një ditë plot takime, ai “vjedh” pak kohë për një bisedë me ne dhe për lexuesit tanë. Djaloshi familjar dhe besimtar gjatë bisedës është si gjithnjë i thjesht, i hapur dhe shumë i lirshëm në komunikim. Edhe pse në skenën shqiptare erdh si një këngëtar „anonim“, shumë shpejt arriti të bëhet ndër këngëtaret më të mirë dhe të preferuar. Ajo që e bën të ndihet në vetvete shumë të sigurt drejt këtij profesioni, ka qenë fakti i të qenit gjithmonë i përkushtuar në punë. Biseda jonë nis me vite pas, janë vitet e fëmijërisë së këngëtarit. Ai tregon që rrjedh nga një familje ferizajas me traditë muzikore dhe që është rritur në ambient ku ka qenë shumë prezent muzika. „Roli i prindërve dhe vëllezërve të mi në orientimin tim në sferën e muzikës është jashtëzakonisht i madh pasi edhe më kanë përkrahur shumë, që ta zhvilloj brenda meje bisedës pasionin për këtë profesion. Në përgjithësi bisedës marrëdhëniet familjare i kam të mrekullueshme dhe fjala e babait dhe nënës e ka peshën më të rëndë“, thotë Xhela i vendosur.

Tashmë ka publikuar edhe albumin e tij të radhës, por këtë herë ai për të gjithë dashamirët e këngës së tij ka sjellë 15 këngë të vjetra qytetare. „Të këndosh këngë të vjetra shqiptare, me të cilat je rritur dhe të cilat ke dëgjuar gjatë fëmijërisë tende është një kënaqësi dhe ndjenjë e veçantë“, shprehet ai i emocionuar. Ideja për ta realizuar këtë album lindi nga vetë këngëtari me gjithë shoqërinë dhe fansat e tij, të cilët kërkonin diçka të veçantë dhe më ndryshe nga ai. Tani pas publikimit të albumit mund të thuhet që këngëtari, fansat dhe gjithë ata që kërkuan diçka më ndryshe janë ndarë shumë të kënaqur me punën e tij. „Vlerësimi dhe respekti për punën që më tregohet më shtyn përpara dhe më bëjnë që të punoj edhe më shumë dhe mos të ndalem vetëm për t´i kënaqur adhuruesit e mi“. Por, një punë e cila kërkon vazhdimisht lëvizje dhe udhëtime të shumta. Përveç angazhimeve të pa ndalur në Kosovë, Xhela është i kërkuar edhe në mbrëmje të shumta në diasporë ku është i mirëpritur në veçanti nga rinia shqiptare. „Më vjen shumë mirë kur i shoh të rinjtë shqiptar të cilët ende e ruan gjuhën, kulturën dhe vlerën e muzikës se tyre“, shprehet Xhela i kënaqur. „Dua që të ju këshilloj që t’i kultivojnë ëndrrat e tyre edhe pse jetojnë në një vend të huaj dhe të ballafaqohen me sfidat në jetë sepse Ëndrrat dhe sfidat përherë të motivojnë që brenda vetes të gjenerosh energji shtesë për realizmin e ëndrrave dhe tejkalimin e sfidave“, thotë ai.

Gjatë bisedës sonë pra mësuam shumë gjera për te. Tani dimë se ai është i angazhuar në mbrëmje, dimë se sjelli një album të ri jashtëzakonisht të suksesshëm, dimë se në ditët e ardhshme vjen me videoklipe dhe këngë të reja, por si zakonisht gazetarët mundohen që artistët t’i ngacmojnë, të kuptojnë diçka më shumë për jetën e tyre private. Xhela sikur ka vendosur një barrierë dhe më shumë fanatizëm e ruan privatësinë e vet, ne nuk kemi shumë informacione për jetën dhe statusin e tij. Por, një të gjithë e dimë: për vajzat ai tani është bërë ndër më të preferuarit. “Unë preferoj që të jem prezent në media vetëm me punën dhe veprat e mia e jo me ndonjë fakt ose thashetheme”, qeshet ai dhe mundohet që të mos zbuloj asgjë. Ndoshta është trend, pasi ka shumë njerëz në shoubiznes që u pëlqen nëpër mediume të jenë prezent qoftë edhe nëpërmjet thashethemeve. Por për Xhelën jo! „Në parim ndoshta dikur do të ketë thashetheme por nuk më pëlqejnë dhe as që kisha dashtë t’i komentoj”, thotë ai. Ndërsa, aktualisht pra nuk mund të zbuluam asgjë për jetën e tij private dhe është i zënë me shumë punë, dhe koha në të cilën do të na ndodhë sërish ta takojmë në rrugët e Ferizajt tani na duket pak e largët, por deri atëherë pra ju do të keni për çfarë të mendoni dhe në intervistën e ardhshme pa dyshim që do të zbulojmë më shumë…