Është bërë e ditur se menjëherë pasi është shpërndarë lajmi për aksionin e ndërmarrë në komunat veriore të Kosovës nga njësiti ROSU, kanë ardhur edhe reagimet e para nga Serbia.
Presidenti serb Aleksandër Vuciq, sic kanë bërë të ditur mediat serbe, ka urdhëruar njësitë ushtarakë që të mblidhen dhe të qëndrojnë në gjendje gatishmërie. Ndërsa është njoftuar se gjithashtu edhe Ministria e Brendshme e Serbisë ka marrë të gjitha masat e nevojshme për të vënë në gjendje gatishmërie forcat policore të tyre.
Sipas informative të marra deri më tani, thuhet se Vuciq ka kontaktar edhe Këshillin e Sigurisë Kombëtare dhe ka thënë se nëse forcat e njësisë special kosovare nuk do të tërhiqeshin, ata do të ndërmerrnin aksionin e tyre me forcat e njësisë speciale serbe. Ai gjithashtu ka thënë se nuk do të lejojë në asnjë mënyrë spastrimin etnik në Kosovë. Kurse, mesa duket është në pritje të ndihmës së mikut, nga Rusia dhe Kina.