VOTA E DIASPORËS: Germin kërkon që urgjentisht Kuvendi të procedon për votim Ligjin për Zgjedhjet e Përgjithshme

Me 10 dhjetor 2020, Gjykata Kushtetuese ka marr vendim karshi ankesës KI 207/19 për kushtetutshmërinë e aktgjykimeve Gjykatës Supreme të Kosovës [A.A.U.ZH.nr.20/2019], të datës 30 tetor 2019 dhe [A.A.U.ZH.nr.21/2019], të cilat lidhen me pranimin e votave nga diaspora të cilat kanë ardhur pas afatit ligjor të vendosur nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ).

Organizata GERMIN, si avokate e dëshmuar e interesave dhe e të drejtave të diasporës sonë, menjëherë ka reaguar ndaj vendimit e Gjykatës Kushtetuese lidhur me votat nga jashtë të ardhura pas afatit të vendosur nga KQZ për zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës – 2019, si dhe raportin për verifikimin e datave të pranimit të 6,445 zarfeve me fletëvotime nga jashtë të cilat kanë arritur pas datës 5 tetor 2019 si afati i fundit i vendosur nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ).

Në vijim po botojmë Reagimin e Organizatës GERMIN ndaj vendimit e Gjykatës Kushtetuese lidhur me votat nga jashtë të ardhura pas afatit të vendosur nga KQZ për Zgjedhjet 2019.

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese konfirmon edhe njëherë kufizimet ndaj diasporës për të votuar në zgjedhje në Republikën e Kosovës. Gjykata, sikurse PZAP gjatë zgjedhjeve të vitit 2019, hedh poshtë apriori votat e ardhura pas afatit të vendosur nga KQZ, pa marrë parasysh rrethanat tjera që kanë shkaktuar vonesën në ardhjen e zarfeve me fletëvotime nga jashtë. Kjo shpërfaq kufizimet e legjislacionit aktual lidhur me votmin jashtë vendit, i cili ua pamundëson një nuumri të madh të qytetarëve jashtë vendit të ushtrojnë të drejtën e votës në Republikën e Kosovës.

Këto kufizime manifestohen në vonesat që janë jashtë përgjegjësive të votuesve, por edhe nga neglizhenca dhe shkeljet e institucioneve relevante për të trajtuar me seriozitet votat e ardhura nga jashtë. Në këtë drejtim ka të paktën dy elemente të cilat duhet të merren parasysh:

1. Koha e arritjes së zarfeve me fletevotime nga jashtë nuk është trajtuar në mënyrën e duhur sepse kanë qenë vetëm 17 ditë në dispozicion për të gjithë votuesit nga jashtë, pavarësisht sa larg Kosovës jetojnë, për të plotësuar dhe dërguar zarfet me fletëvotime në adresë të KQZ-së. Nga monitorimi që ne si organizatë i kemi bërë këtij procesi, kemi vërejtur se shumica e pakove/zarfeve me fletëvotime nga jashtë janë nisur të paktën 10 ditë para afatit të përcaktuar nga KQZ, mirëpo kanë dështuar të arrijnë brenda atij afatit për shkaqe objektive të shërbimeve postare (p.sh. Rasti i falimentimit të kompanisë së transportit ‘Adria Airways’), të cilat nuk janë përgjegjësi e votuesve;

4. Procesi i pranimit të zarfeve nga Qendra Tranzite Postare dhe pastaj përcjellja e tyre në Fahun Postar të KQZ-së është përcjellë me vonesa dhe shkelje. Në një raport të detajuar të cilin e kemi hartuar ne pas monitorimit të procesit në Qendrën Tranzite Postare, kemi verëjtur shkelje të Udhëzimit Administrativ Nr.2005/4 nga Kontrollorët e Zyrës së Shpërndarjes së Postës, të cilët nuk kanë vulosur me vula datare në ardhje asnjë prej 6,455 zarfeve me fletëvotime të cilat supozohen se kanë ardhura pas afatit të fundit të vendosur nga KQZ (05.10.2019). Raportin e përgatitur nga GERMIN mbi verifkimin e 6,455 zarfeve me fletëvotime të ardhura pas afatit ligjor mund ta gjeni KËTU.

Nga kjo situatë, ne konkludojmë se duhet me urgjencë të procesohet për votim në Kuvend Projekligji për ndryshim/plotësimin e Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme, përkatësisht pjesën që lidhet me votimin nga jashtë vendit. Qytetarëve të Kosovës jashtë vendit (diasporës) t’u mundësohet që përveç votimit përmes postës, të votojnë edhe fizikisht në misionet diplomatike. Poashtu, edhe për votimin përmes postës, të hapen kuti postare në disa prej misioneve diplomatike, të cilat më pastaj i përcjellin zarfet me fletvotime në adresë të KQZ-së përmes postës diplomatike. Kjo për të përshpejtuar ardhjen e postës dhe për t’ua mundësuar sa më shumë qytetarëve nga jashtë të dërgojnë zarfet me fletëvotime me kohë.

Për informacione shtesë, na kontaktoni në +383 (0) 44 891 999.

Germin Info