Samiti promovues i politikës ditore dhe dekorimeve

334

Samiti i Diasporës si ide shumë e qëlluar, por si koncept i pa ndërtuar dhe manipulues, siç u pa Samiti i Dytë. Fjalimet emocionale, jo racionale dhe bajate me plotë gënjeshtra e irrituan shumicën e pjesëmarrësve nga diaspora, por jo edhe mysafirët qeveritarë dominues qe nga presidenca, qeveria, ministria, zyrtarë komunash të Kosovës e Shqipërisë, të cilët kishin pushtuar sallat e auditorëve, duke ngulfatur hapësirën e  mërgimtarëve.

Shkruan: Hazir MEHMETI, Vjenë

Se kryeministri i Shqipërisë është një akrobat i regjur në politikëbërjen e tij e ka treguar koha që nga nisja e valles së tij në kapjen e Partisë së Tij e cila vuante nga mplakja Nanoiste e njohur me blofet e tij bajate që u doli boja, por e pësoi vendi në ngecjen e tij drejtë progresit. E reja Ramoiste u hap me shkëlqimin e blofeve  në vend dhe jashtë tij në fjalimet e pa përgatitura që shpesh u vinte era nacionaliste e herë shkatërruese në hapat e shqiptarëve drejtë synimeve për ndërtimin e vendit të vuajtur me fajin e krimpolitikës së tij dhe paraardhësve të tij.  Po të mos ishte intervenimi i të tjerëve, sigurisht do kallej përsëri Shqipëria, simboli i  drogës, i emigracionit, i ekstremeve më të theksuara negative në kontinentin tonë. Primatin e shtetit më të varfër prej nga lulëzon krimi i pa ndëshkuar, mjerisht, akoma e mbajnë shqiptarët.  Përse Vetingu?  Vetingu erdhi imponim nga jashtë në vargun e standardeve për lidhje me BE dhe  duke e parë Shqipërinë si rrezik permanent prej nga sillet droga në vendet e tyre perëndimore. Vetingun nuk do ta bëjnë kurrë baballarët e instalimit të krimit  në gjyqësi dhe gjithë sistemin qeverisës kundër qytetar. Kjo klasë politike shqiptare, andej e këndej gardhit, është në thelb e inkriminuar nga e cila duhet të lirohet qytetari ynë.

Lojë me kartën e diasporës

Njëra nga lojërat e lehta, edhe emocionalisht, është karta e diasporës.  Politikanët e kanë gojën plotë ëmbëlsira rreth diasporës, por askund  punën e tyre në ofrimin e vërtetë të mërgimtarit me vendlindjen dhe anasjelltas. Dhe, nga logjika del, se ata që vendit ia vranë perspektiven duke e bërë ikjen nga vendi si shpresë jetese, nuk mund të reformojnë pozitivisht asgjë. Këtu e barabartë bashkë shkatërrues pozita e djeshme dhe opozita e sotme.
Samiti i Diasporës si ide shumë e qëlluar, por si koncept i pa ndërtuar dhe manipulues, siç u pa Samiti i Dytë. Fjalimet emocionale, jo racionale dhe bajate me plotë gënjeshtra e irrituan shumicën e pjesëmarrësve nga diaspora, por jo edhe mysafirët qeveritarë dominues qe nga presidenca, qeveria, ministria, zyrtarë komunash të Kosovës e Shqipërisë, të cilët kishin pushtuar sallat e auditorëve duke ngulfatur hapësirën e  mërgimtarëve. Samiti i Parë tregoi dashurinë e madhe të mërgimtarëve për vendin e tyre, ku edhe pse ishin diku rreth katër qind të planifikuar,  erdhën mbi njëmijë mërgimtarë, të gjithë me shpenzimet e veta.  Samiti i Dytë do mbetet në kujtesë me fjalimet irracionale me mehlem dekorimet e disa mërgimtarëve.

Cilat ishin vendimet rreth kërkesave dhe nevojave mërgimtare? 

Tani edhe naivi më i trashë e di se mërgata ka nevojë për veprime konkrete, e jo fjalime të thata viteve të tëra  . Nga ato me rëndësi kombëtare do rikujtoj disa: shkolla dhe ruajtje e identitetit, hapja e bizneseve ndërlidhëse, investimet urgjente për rritje punësimi duke mundësuar kthimin në vend etj. Shembulli më praktik në historinë e re janë Greqia dhe Italia qytetarët e të cilave jo moti kishin vërshuar  Gjermaninë e disa vende, por gradualisht u kthyen shumica e tyre me investime e familje në vendet e tyre.  Po, ne ku jemi? Askund!

Një farsë mashtruese për mërgimtarët

Formimi Ministrive të Diasporës u tregua më shumë rregullim raportesh mes krahëve klanor, se sa zgjedhje e problemeve të diasporës. Stafet e tyre përmes diskutimeve, kinse rreth njohjes së problemeve të diasporës ishte vetëm një farsë mashtruese për mërgimtarin. U organizuan konferenca, tryeza deri në kongrese e Samite pa ndonjë koncept në zgjedhjen vërtetë të njërit nga problemet.  Ky konglomerat konfuz i shtrimit dhe pështjellimit të problemeve rrjedh nga qasja negative dhe mosnjohja e ligjeve e rrethanave në vendet ku diaspora jeton e vepron me bazë konceptin “fole e mos thuaj asgjë”.

Ministrat e diasporës, figura zyrtare të pazareve politike

Ministrat e aktual të diasporës janë vetëm figura zyrtare të pazareve politike. Ata po e degradojnë raportin me diasporën duke lëshuar deklarata premtuese boshe pa dhënë llogari askujt.
Problemi i mësimit plotësuese është i njohur tani kur dihet se asimilimi po gëlltitë fëmijët shqiptarë gjithandej mërgatës. Qeveria premtoi financimin e një pjese të mësimit, kjo mbeti vetëm premtim i mirë,  respektivisht gënjeshtër e hidhur. U premtuan Qendra Kulturore, por si duke ato u mbyllen dhe po mbyllen.  U premtua kanali televiziv për mërgatën, edhe pse u kërkua nga grupi i intelektualëve dhe nga shoqatat e shumta, kjo mbeti vetëm gënjeshtër. Heqja e akcizës, sigurimet, lehtësia në investime, heqja e burokracisë në dokumente mbetën vetëm fjalë të thata.

Mërgata nuk mashtrohet me dekorata e mirënjohje

Të gjitha këto janë vogëlsira para problemeve të qytetarit shqiptar i cili e sheh perspektivën vetëm jashtë vendit. Klasa politike shqiptare e ka shkatërruar dhe mbytur perspektivën e jetës në vend. Për pasojë ka emigrimit deri në zbrazjen e viseve shqiptare. Nga kjo krimpolitikë nuk pritet përmirësim i rrethanave për mërgatën e as për qytetarin.   Mërgata nuk mashtrohet me dekorata e mirënjohje ajo është gjysma e trungua kombëtar.