Vizita e Krasniqit në dy shkollat me mësim plotësues në Ingolstadt Të bavarisë dhe manifestimi i Ditës së Flamurit – 28 Nëntorit

Më 02.12.2022, në Ingelstadt të Bavarisë në Gjermani, në dy shkollat ku mbahet mësimi plotësues në gjuhën shqipe, ishte në vizitë koordinatori i LAPSH-it prof. z. Mustafë Krasniqi, për të parë nga afër se si po zhvillohet procesi mësimor në këto shkolla.

  1. Krasniqi, e  cilësoi këtë takim si të frytshëm dhe me zotime të mëtutjeshme të mësueseve, të cilat për pak muaj sa kishte filluar mësimi, kishin arritur ta krijonin një relacion të mirë nxënës – mësues/e dhe prind. Që me përkushtimin e tyre, të mësimdhënësve, kishin arritur ta përfitonin dashurinë e nxënësve dhe përkrahjen e prindërve.

Po ashtu në shkollën Feselenstr. 45, në Ingolstadt, vizita e z. Mustafë Krasniqi u prit me ngrohtësi nga  nxënësit e kësaj klase dhe mësuesja Shehrije Ramshaj – Sukaj, e cila kishte përgatitur një program kulturo – artistik, me recitime dhe këngë, për nder të 28 Nëntorit – Ditës së Flamurit! Programi u hap me himnin kombëtar, të kënduar nga nxënësit e kësaj shkolle së bashku me mësuesen. Ndërsa mësuesja Sukaj i përshëndeti të pranishmit, duke i motivuar prindërit për ruajtjen e gjuhës amtare te fëmijët tanë mërgimtarë dhe, më pastaj i dha fjalën koordinatorit të LAPSh-it, . z. Mustafë Krasniqit.

  1. Krasniqi, i përshëndeti të pranishmit, nxënësit, prindërit dhe në veçanti e përgëzoi mësuesen për punën dhe vullnetin e saj, që kishte arritur për një kohë të shkurtër të mësimdhënies t’i përgatiste nxënësit, për këtë eveniment festues, me recitime dhe këngë.

Zëri i fëmijëve është i ëmbël, kurdoherë, me qëllim që në të ardhmen të krenohemi me ta, kur e flasin bukur e rrjedhshëm gjuhën – nënë. Pra, ky sukses vije vetëm atëherë kur ne si komunitet që jemi, i nxisim fëmijët tanë, që me dashuri ta vijojnë mësimin plotësues në gjuhën shqipe, që përmes saj të ndihen më krenarë në ruajtjen e gjuhës amtare dhe të identitetit kombëtar, tha z. M. Krasniqi.

  1. Krasniqi, ua uroi të pranishmëve 110-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë – Ditën e Flamurit, duke na thënë se për ne shqiptarët muaji nëntor është i begatuar me data historike, siç është Kongresi i Manastirit dhe, në këtë vit festojmë edhe vitin jubilar, të 50-vjetorit të Kongresit Drejtshkrimor të Gjuhës Shqipe, gjuhës standarde. Dhe, në fund të fjalës së tij kërkoi që së bashku ta rrisim interesin për ruajtjen e gjuhës amtare dhe, kjo bëhet më së miri duke i dërguar fëmijët në shkollën shqipe. Së bashku mundemi dhe ia dalim, tha z. Krasniqi.

Në këtë manifestim, përpos recitimit dhe këngës që dhanë nxënësit, ishte motivuese edhe fjala e prindërve, të cilët ndanin një kënaqësi me mësuesen! Por, ajo që ishte e veçanta e këtij manifestimi, ishte fjala e një gjysheje, e cila me kënaqësi e binte mbesën dhe nipin në shkollën shqipe nga një qytet tjetër, që ishte larg  shkollës ku mbahet mësimi. Pasi kuptoi vullnetin e gjyshes, z. Krasniqi u zotua se do të angazhohemi edhe atje, ku jeton  gjyshja me nipërit, që  të kemi shkollë shqipe.

Pas përfundimit të programit festiv, z. Krasniqi vizitoi edhe shkollën Pestalozzischule 1, në Ingolstadt, i cili u prit nga nxënësit dhe mësuesja Egzonë Haxhija, që kishte vetëm dy javë që kishte filluar mësimin, por që kishte arritur ta harmonizojë procesin mësimor me vullnetin e nxënësve,  për të dëgjuar dhe mësuar gjuhën amtare ( M.Krasniqi).