Bernhardzell, e shtunë 21 janar 2023
Në praninë e një numri të konsiderueshëm mbështetësish të artit dhe kulturës shqiptare në lokalet e Shoqatës Shqiptare “Sharri” në Bernhardzell të Zvicrës u bë promovimi i librit “ZANA E SHËN MARTINIT” i autorit dhe fituesit të disa çmimeve kombëtare Muharrem Blakaj.
Promovimi i librit u mbajt në Shoqatën Kulturo – artistike “Sharri”, kurse promovimi i shpall i hapur me ca valle nga SH.K.A Sharri dhe me interpretimin e Bareshës nga dy violinist të shquar, vëllezërit Kuçi dhe me ekzekuzimin e disa këngëve me kitarë nga Bexhet Sallai. Moderimin dhe udhëheqjen e bëri aktori Ramadan Morina (da mo).
Ndërsa në emër të nikoqirit, përshëndeti, Nagip Memedi, kurse Ismet Salihu i cili foli për përmbajtjen dhe substancën e romanit. Kurse, disa fragmente nga vështrim analitik të shkruar nga Dr. Ornela Radovicka e lexoi e bija e autorit, Nora Blakaj.
Me këtë rast autorit iu parashtruan shumë pyetje nga të pranishmit. Më tej promovimi u shoqërua me një dokumentar artistik kushtuar Nënës Kadë ( nënës së autorit) dhe sakrificës së saj jetësore.
Krejtësisht në fund i shfaq edhe dokumentari i gazetarit Rexhep Rifati, i cili i kishte përmbledhur të gjitha bustet e Skënderbeut të fshatrave Arbëreshe në shenjë të 555 vjetorit të vdekjes së Heroit tonë Kombëtar.
Ky ishte promovimi tretë i këtij romani të prozatorit Muharrem Blakaj, që tashmë ka bërë emër në letrat tona.
(d.v.) sh.a. ( Fotot nga Afrim Nevzadi)