Vendimi i Gjykatës Supreme konfirmoi ankesën e Lëvizjes VETËVENDOSJE!

Lëvizja Vetëvendosje! Sot ka bërë të ditur se kanë marrë përgjigjjen e Gjykatës Supreme, për të dytën herë, lidhur me votat e mërgatës. Gjykata Supreme e cila ditë më parë kishte vendosur që votat e diasporës të ardhura pas datës 6 tetor në Kosovë, për shkakë të problemeve teknike që nuk ndërlidhen me ta, të numërohen. Këtë vendim të Supremes e hodhi poshtë PZAP-ja, ndërkohë që Vetëvendosje e ridërgoi atë përsëri në Supreme dhe mori po të njejtën përgjigjje positive.

Më poshtë gjeni të plotë komunikatën e Lëvizjes Vetëvendosje, pas marrjes së përgjigjjes nga Gjykata Supreme:

“Vendimi i Gjykatës Supreme konfirmoi ankesën e Lëvizjes VETËVENDOSJE!

Sot në ora 16:19 morëm vendimin nga Gjykata Supreme e Republikës së Kosovës ku u konfirmua e drejta e bashkatdhetarëve tanë dhe më në fund u hap rruga për numërimin e pakove me vota të ardhura prej tyre.
Presim që sa më parë Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të mblidhet dhe të marrë vendimin për të vijuar me procedurat e verifikimit dhe numërimit të këtyrë fletëvotimeve.
E gjitha kjo mund të ishte evituar nëse prej 12 tetorit KQZ do të kishte lejuar administratën e KQZ-së që t’i numëronte këto fletëvotime.”