Sot në ditëlindjen e tij të 36, Mariniut nga kryebashkiaku i Tiranës Erion Velijaj, iu nda Mirënjohje Kryeqytetit për Rezultatet e Larta ne Sportin e Bodybuilding dhe Fitness në Nivel Kombëtar dhe Ndërkombëtar. Ndërsa ditë më parë me rastin e Ditës së Flamurit, Federata e Bodibildingut te Kosovës dhe Shqipërisë për te Gjithë Kampionet e te të gjitha kohërave, dhe te gjithë Garueseve dhe ata qe mirën me ketë Sport një urim shumë të përzemërt.
Por, cili është në të vërtetë diplomati dhe sportisti Marin Meksi, të cilin pata rastin ta njoh nga afër në Zvicër derisa shërbeu në misionin prej një diplomati karriere në ambasadën shqiptare në Bernë. Për ma gjatë ja edhe ca detaje nga nga jeta e tij në dy fusha, e në këtë rast veçmas në fushën e sportit:
Ne date 6 Nëntor 2021 në Tirane u zhvillua Kampionati Mbarëkombëtar i Bodybuilding dhe Fitness, ku morën pjese sportist nga mbare trevat shqiptare dhe diaspora. Të ndarë në kategorinë e femrave dhe meshkujve dhe ne disiplinat përkatëse, sportistet fitues u përballen për çmimin e madh absolut, te cilin e fitoi sportisti Marin Meksi, i cili edhe garantoi ftesën për te përfaqësuar shqiptarinë ne Kampionatin Botëror te Bodybuilding dhe Fitness “Diamond Cup” ne Portugali në datat 20-21 Nëntor 2021. Marin Meksi, pasi fitoi disa tituj ne kategori te ndryshme si kampion i shumëfishtë, ai u shpall dhe Kampion Absolut Mbarëkombëtar ne Bodybuilding dhe Fitness.
Ndërsa në Kampionatin Botëror te organizuar ne Portugali “Diamond Cup”, Marin Meksi, u përball me një garë titanësh me rreth 400-500 kampionet me te mëdhenj te botës dhe arriti te shpallet Kampion në Kategorinë Mens Classic Bodybuilding deri ne 180 cm dhe i katërti ne Overall. Është kjo hera e parë që në Shqipëri vjen një Kupe Bote në të gjithë sportet.
Marin Meksi, është Jurist dhe Diplomat karriere ne profesion, me disa misione te suksesshme ne Ambasada te Shqipërisë ne Botë, si Budapest, Zvicër, Principatën e Lihtenshtein etj. Petagog, me një eksperience te larmishme ne fushën e banking, por dhe masmedias, prej 22 vitesh është sportist i Bodybuilding me shume trofe kombëtar dhe ndërkombëtar. Jo vetëm ne sportin e bodybuilding, por dhe ne sportin e qitjes me arme, mundje krahu, strongest man, powerlifting, Boks, MMA etj.
Kujtojmë se Marin Meksi është i biri i shkrimtares se njohur Mira Meksi. I pasionuar pas heraldikes shqiptare duke kërkuar neper arkivat e ndryshme ne botes, rrënjët e familjes se tij fisnike dhe kontributin në politik bërjen, diplomacinë, ekonominë, intelektualizmin në Europë dhe në Shqipëri me ndihmën e jashtëzakonshme ne shtetformimin tonë, hartimin e kushtetutës, pavarësinë e vendit, apo kontributin ne shkence, art, sport dhe teologji te kësaj familje. I apasionuar pas astronomisë, filozofisë, teologjisë dhe krijimtarisë ne artin e te shkruarit, Meksi kombinon ne mënyrë të sinkronizuar forcën fizike dhe atë mendore. Kampionati i Bodybuilding dhe Fitness është një tradite e filluar qe ne vitin 1993-1994 ne Shqipëri ne studion e Doktor Flamur Topi, me pas ne vitin 97 pati një shkëputje per arsye te emigrimit te sportisteve dhe qe pas dy vjetësh e deri me sot nuk ka patur me shkëputje.
Ky event organizohet nga Federata Shqiptare e Bodybuilding dhe fitnessit me ne krye z.Rando Kukeli Sekretar i Përgjithshëm. Ne te marrin pjese sportist nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Mali i zi dhe diaspora. Ne kategoritë femra (bikini, fitness) si dhe meshkuj në mens physics, bodybuilding classic dhe bodybuilding modern. Me pas te gjithët kampionet e kategorive perballen me njeri tjetrin per te shpallur me te mirin e mbrëmjes qe quhet kampioni absolut.