Vëllezërit Dëshmorë, Jeton dhe Naser H. Rama

Vëllezërit Dëshmorë, Jeton dhe Naser H. Rama

Shkruar nga Sami ARIFI

Jeton Rama

Jeton Rama u lind, më 28/ 02/ 1970, në fshatin Pozheran-Komuna e Vitisë, shkollën fillore dhe të mesme i kreu në fshatin e lindjes. Dy vëllezërit iu përgjigjën ftesës për çlirimin e atdheut.
Jetoni dhe Nasari ishin luftëtarë të pakursyer në Zonën Operative të Karadakut. Jetoni së bashku me vëllain Naserin hynë në përjetësi gjatë aksionit të heqjes së mbeturinave të okupatorit serbo-sllav, më 04/ 09/ 2005, në qytetin e Vitisë.

Naser Rama

Naser Rama u lind, më 21/ 11/ 1977, në fshatin Pozheran-Komuna e Vitisë, ai shkollën fillore e të mesme i kreu në fshatin e lindjes. Naseri së bashku me vëllain e tij Jetonin u radhitën, për çlrimin e atdheut, në Zonën Operative të Karadakut. Naseri ishte i ngarkuar me armë të rënë, me Gulinov, gjatë luftimeve kundër okupatorit serbo-sllav. Ai së bashku me vëllain e tij, gjatë aksionit të heqjes së mbeturinave të okupatorit serb u radhitë në grupin e dëshmorëve në përjetësi. Naseri mbetet përgjithmonë i paharruar në kujtesën e popullit…

Vëllezërve dëshmorë, Jeton dhe Naser Ramaj!

Dy luftëtarë t’Pozheranit ishin betuar,
nga këthetrat vendin me shpëtuar!
Ishin vëllezërit në stuhi,
Naseri dhe Jetoni që të dy!

N’Zonën Operative n’Karadak,
veprojnë trimat n’çdo hap!
Gulinovin Naseri mbanë n’dorë,
thotë: s’lejojmë shkjau t’na bëj horë!

Dytë luftuan për atdhen,
siç e mbron shqiponja folenë!
N’luftë t’pandarë n’borë e n’shi,
veç atdheu t’ketë liri!

S’ndalën aksionin asnjëherë,
t’kqiat shkjaut i hudhën n’erë!
S’ndalën trimat kurrësesi,
derisa ata ranë n’përjetësi!

Trimat për atdhetari vepra lanë,
n’histori populli i mbanë!

Shkruan: Sami ARIFI