Valdete Hoti Selimi propozohet për titullin “Gruaja e vitit”

1223

Duke e arsyetuar propozimin konsullja e Kosovës në Cyrih, Shukrije Ramadani, kërkoi nga të pranishmet që  ambasadores së Kosovës ti propozohet që “Grua e vitit” të shpallet Valdete Hoti Selimi, propozim ky që u prit me duartrokitje dhe një ngritje në këmbë nga gratë e pranishme

Teksti e fotot: Rexhep Rifati

Sot në lokalet e Qendrës “Parandalo” në Cyrih, ishin tubuar me dhjetëra gra shqiptare, në mesin e tyre edhe mikeshat zvicerane, Analiess Schneler dhe Barbara Burri, meqë rast me instiktiven e Konsullatës së Kosovës ishin tubuar për të dhënë propozimin e tyre për shpalljen e Gruas së vitit, që do të bëj ambasada e Kosovës në Bernë.

Që në hapje me një pikë muzikore nga humanistja Analiess Schneler, një fjalë rasti e mbajti, konsullja e Kosovës në Cyrih, zonja Shukrije Ramadani e cila pasi ua përcolli të pranishmeve përshëndetjet e ambasadores së Kosovës në Bernë, zonj. Nazane Breca, përmendi se në Zvicër ka me qindra gra të suksesshme shqiptare, që janë për ti lakmuar për arritjet e tyre në fusha të ndryshme e që meritojnë epitetin Gjuaja e vitit. Porse propozimi i saj ishte të përkrahet kërkesa që ky titull ti jepet veprimtares dhe humanistes së palodhshme Valdete Hoti Selimi, për punën e madhe prej dy dekadash në veprimtari të karakterit integrues e humanitar.

Duke e njohur Valdeten edhe nga punët e përbashkëta që knë realizua ma herët në projektin “Shpresa” bashkë me Analizën, Shukrije Ramdani përkujtoi edhe angazhimin e madh të Valdetes për sjelljen mjekimin dhe rehabilitimin e dhjetëra invalidëve të luftës nga Kosova në Zvicër.

Më tej Shukrija foli për rrugëtimin jetësor të Valdetes, sesi ajo përkundër gjendjes shëndetësore dhe me karrocë invalidi ia ka arrit të diplomoj në Shkollën e Lartë të Artit dhe Dizajnit në Cyrih dhe në saje të punës së saj vullnetare ka bërë që të realizohen disa projekte, sidomos ato me karakter integrues e humanitar. Dhe duke e themeluar Shoqatën “Parandalo” në 2011, është angazhuar me kryesinë për parandalimin e konflikteve, dhunës dhe dukurive të ndryshme negative, përmes organizimit të ligjëratave , podiumeve dhe aktiviteteve të tjera jo vetëm në qytetet e Zvicrës por edhe në disa lokalitete të Kosovës.

-Ndaj edhe sot, duke i pas parasysh gjitha këto angazhime kryesisht vullnetare, kërkoj nga ju përkrahjen që këtë kërkesë për titullin “Grua të vitit”, të ia drejtojmë bashkërisht ambasadores, për një zonjë të hekurt që sfidon vetveten dhe e meriton këtë epitet, nga që bën të pamundurën me mundësitë saja dhe kjo është Valdete Hoti Selimi, potencoi Shukrije Ramadanin në përmbyllje të propozimi, i cili u prit me duartrokitje nga të gjitha gratë e pranishme, që me një ngritje në këmbë e miratuan unanimisht këtë kërkesë, që edhe për vet Valdeten ishte një befasi, pasi deri në atë moment nuk e dinte as shkakun e tubimit.

Po në këtë tubim ishte edhe konsulllet tjera në Cyrih, Ajmane Veseli dhe Leurata, Berisha një nga bashkëveprimtaret e Valdetes nga kantoni i Baselit- Drita Shabani Ibrahimi, shfaqi një dokumentar të shkurtër për veprimtarinë Valdetet. Manifestimi u përmbyll me leximin e punimeve letrare të krijueseve Miradije Maliqi, Shqipe Bytyqi dhe Hava Kurti Krasniqi.

Në fund udhëheqësit të Qendrës “Parandalo”, Xhemal Selimi i dhurova pos librave të mi edhe 20 tituj librash për një kënd biblioteke që është hap pranë kësaj qendre.