Universitetit Popullor Shqiptar në  Gjenevës- çmimi vjetor i frankofonisë

0
1378

Në fjalën e saj, drejtoresha Albana Krasniqi Malaj falënderoi kryesinë dhe ekipin e UPSH-së për punën e palodhur, Grupin e Ambasadorëve për vlerësimin dhe mirënjohjen për punën e institucionit, që drejton ajo dhe mbi të gjitha Ambasadorët e Shqipërisë, të Kosovës dhe të Maqedonisë, të cilët janë ura lidhëse mes frankofonisë në Zvicër e Evropë dhe vendeve të Ballkanit.

 Teksti dhe fotot : Rexhep Rifati

Me rastin e hapjes së javës së Frankofonisë në Zvicër, Departamenti i Punëve të jashtme të Zvicrës dhe Konferenca ndëkantonale e departamenteve të arsimit të Zvicrës romande, organizuan një ceremoni prestigjioze në të cilën ishin të ftuar ambasadorë të huaj të akredituar në Bernë personalitete të larta të konfederatës, të instancave qeveritare, të shoqërisë civile.

Kjo ceremoni kishte për qëllim ndarjen e çmimeve të frankofonisë 2018. Siç e do tradita, këtë vit nikoqir i kësaj konference ishte Kanadaja.

Gjatë ceremonisë morën fjalën ambasadorja Marty (e njohur si ambasadorja Zvicerane në Prishtinë për 5 vite rresht) aktualisht zv sekretare e shtetit,  kryetari i kantonit të Bernës, Ambasadori i Vietnamit etj.

Gjatë mbrëmjes së animuar me muzike dhe humor nga artistë kanadezë, u ndanë dy çmime : një një personaliteti dhe një institucioni.

Të ftuar për të marrë pjesë, Presidenti i UPSH-së, Z. Manuel Tornare, dhe Drejtoresha Albana Krasniqi Malaj, pranuan çmimin nga Ambasadorja Anne Moulin Lougon.

Gjatë fjalës së saj, ambasadorja falënderoi UPSH-në për punën e çmuar dhe të jashtëzakonshme që ky institucion ka bërë në fushën e formimit të të huajve në Zvicër si dhe për kontributin e dhënë në proceset e integrimit dhe të qytetarisë aktive. Ajo e cilësoi UPSH-në si një institucion gjithnjë e më të rëndësishëm në shtetin Zviceran.

Në fjalën e saj, Albana Krasniqi Malaj falënderoi kryesinë dhe ekipin e Universitetit Popullor Shqiptar në Gjenevë për punën e palodhur, Grupin e Ambasadorëve për vlerësimin dhe mirënjohjen për punën e institucionit, dhe mbi të gjitha Ambasadorët e Shqipërisë, të Kosovës dhe të Maqedonisë të cilët janë ura lidhëse mes frankofonisë në Zvicër e Evropë dhe vendeve të Ballkanit.

UPSH emërtohet shqiptare, për arsye historike, por ajo sot ka privilegjin të pranojë në kurset dhe aktivitetet e veta më shumë se 50 nacionalitete të ndryshme, edhe pse drejtohet nga një shqiptare e brezit të parë në Zvicër. Forca i institucionit qëndron në eksperiencën dhe ekspertizën në punën me refugjatë.

UPSH  është një laborator integrimi , qytetarie aktive dhe një shembull i arritjes së emigrantëve të djeshëm që presin emigrantët e sotëm.

Drejtoresha e UPSH-së falënderoi themeluesit e UPSH-së, Instancat federale, kantonale e komunale zvicerane.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here