U miratua në Kuvend rezoluta për gjenocidin serb në Kosovë

Debate dhe përplasje të mëdha pati gjatë seancës së djeshme të Kuvendit të Kosovës, ku pikë e rendit të ditës ishte një temë tejet me rëndësi, ajo e miratimit të Rezolutës për krijimin e Tribunalit Ndërkombëtar për krimet serbe në Kosovë. Kjo rezolutë që vërteton gjenocidin serb që ndodhi në Kosovë gjatë luftës së fundit, u votua me 79 vota pro dhe asnjë kundër.

Por diskutimet që sollën deri tek votimi ishin të gjata dhe tensionuese, ku shumica e deputetëve flisnin edhe me emocion dhe me ndjenja të përziera të luftës.

Në Kuvend para deputetëve, por edhe para qytetarëve që po e përcillnin seancën nga shtëpitë e tyre, e që interesimi ishte jashtëzakonisht i madh, u paraqit projekt-rezoluta për gjenocidin serb në Kosovë, rezolutë kjo e bërë me qëllimin që ti jepet fund pandëshkueshmërisë së krimeve serbe.

Nga disa, kjo rezolutë u pa si e domosdoshmë, duke e fajësuar për një kohë edhe palën ndërkombëtare që nuk kanë dhënë përkrahje deri më tani që kjo të ndodhë. Por, edhepse 20 vjetë pas luftës, u tha se mungesa e drejtësisë vazhdon të jetë plagë e pashërueshme për familjarët e të mbijetuarit, prandaj ajo duhej të kërkohej me ngulm. Ndërkohë që nga disa të tjerë, kjo rezolutë u quajtë e vonuar, sepse do të duhej të kishte ndodhur shumë më herët dhe jot ë pritej të kalon 20 vjetë, për të ardhë për shyrtim në Kuvend.

Në seancën e djeshme të Kuvenditt, u miratua edhe rezoluta për Këndin e Kurajës, ku punimet e prodhuara nga viktimat e dhunës seksuale do të ekspozohen në sa më shumë hapësira të institucioneve tona. Të ardhurat nga shitja e këtyre punimeve do të shkojnë për familjet e kësaj kategorie, ndërsa ekspozimi i punimeve është treguesi më i mirë i tmerrit që kanë përjetuar ato.