Shkruan Xhevat Hasani, 18 guaht 2024
Ka dy muaj që duar të liga shqip-folësish po ua venë zjarrin maleve dhe bjeshkëve me kullosa të Shqipërisë dhe, ka dy javë që duar të liga po ia venë zjarrin masivit malor të Prevallës në Kosovë.
Nuk ka psikologji që mund ta zbërthej psikologjinë e atyre shqip-folësve, që pa iu dridhur duartë ua venë zjarrin maleve dhe bjeshkeve të dy vendeve tona: Shqipëri dhe Kosovë.
Shpesh e kam pyetur vetën: Kush janë këta Atdhe-Djegës? Bijtë e kujt janë këta soj-sorrollop? A mos janë bijë hijenash? A mos jnë bijtë e Kainit? Apo mos janë bijtë Neros? Apo mos janë bijë gjarpinjësh e gjarpërushash? Dhe e kam pyetur vetën: A kanë nëna e baballar këta Adhe-djegës? A kanë vëllezër, motra e xhaxhallar, a kanë miq e shokë, që t`u thuan ndalë…!
Sa herë i kam parë flakët dhe tymnajat maleve e bjeshkëve të Shqipërisë e të Kosovës, i jam lutur Zotit që ai dorën e tij të rëndë ta vendos pak mbi këta Atdhe-Djegës ! Por, Zoti e kishte durimin e madh…
Dhe pastaj i jam lutur shtetit që ai dorën e tij ta vëndosë mbi këta Atdhe-Djegës. Por edhe shteti si edhe Zoti e kishte durimin shumë të madh…
Dhe së fundi u jam lutur rrufeve të botës që të bien mbi këta Atdhe-Djegës… Përgjigjien ende s`e kam marr…!



















