Sot në Berna, pritje shtetërore e Presidentes së Republikës së Kosovës në Zvicër

Sot më 21 maj 2025, në orën 14:30, në sheshin qendror të Bernës (Bundeshausplatz), mbahet ceremonia zyrtare për pritjen e Presidentes Vjosa Osmani-Sadriu, e cila viziton për herë të parë Zvicrën në kuadër të një vizite shtetërore. Vizitë kjo edhe në shenjë  të bashkëpunimit gjithnjë e më të ngushtë mes dy popujve dhe dy shteteve.

Sot: E mërkurë, 21 maj 2025

Ora: 14:30

Vendi: Sheshi qendror i Bernës (Bundeshausplatz)

Ndërsa Konsullata e Republikës së Kosovës në Cyrih, shton se : Ceremonia do të zhvillohet me nderime të larta shtetërore, praninë e Gardës Ushtarake dhe të gjithë anëtarëve të Këshillit Federal të Zvicrës.

Pjesëmarrja e qytetarëve është e hapur dhe e mirëseardhur!

Për këtë vizitë ne mesin e mërgimtarëve po shfaqet një interesim tejet i madh, aq më parë që ata e ndiejnë vetën edhe si urë ndërlidhëse midis dy shtetev duke qenë edhe pjesë zhvillimore e integruese në kuadër të shtetit helvetik, për çka edhe i janë mirënjohës.

Ndërkaq edhe grupet artistike shqiptare kanë shpreh dëshirën që me kostume kombëtare të marrin pjesë në këtë ngjarje duke i dhënë karakter festiv kësaj ceremonie të përbashkët në Sheshi qendror i Bernës.