Të jesh mjek shqiptar në spitalet zvicerane nuk është hipotekë negative

Theksoi kardiologu i njohur Dr. Florim Cucilin PD, në Kuvendin zgjedhor të Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë në Zvicër, në praninë e rreth  80 mjekëve,  ku për kryetar u zgjodh kardiokirurgu Prof. Dr. med. Dr. h. c. Omer Xhemaili, një nga 100 personalitetet më të shquara në Zvicër

Teksti e fotot : Rexhep Rifati

Dje në Spitalin Universitar të Cyrihut u tubuan rreth  80 e sa mjekë, që përfaqësonin qindra mjekë e stomatologë shqiptarë që punojnë dhe jetojnë aktualisht në Zvicër, nga të cilët me dhjetëra prej tyre kanë ordinancat e tyre apo punojnë në spitale eminente, nderta edhe ligjërues universitar. Do theksuar se në mesin e tyre janë edhe me dhjetëra femra shqiptare mjeke , të diplomuara jo vetëm në Kosovë por edhe në qendrat universitare në Zvicër apo në shtetet tjera evropiane.

Këtij kuvendi zgjedhor i parapriu një njoftim se ishte bërë një punë e gjatë intensive, nga dy këshilla: këshilli organizativ dhe këshilli konsultativ, të përbërë nga emra të njohur mjekësh, të cilat këshilla përgatitën dokumentet përkatëse për ti sjellë para këtij kuvendi. Pasi doktoresha Emine Gashi i njoftoi të pranishmit për rrjedhën e këtij kuvendi bartësi i dy doktoratave shkencore Dr. Alban Neziri, prof.,foli për punën që kishte bërë Këshilli organizativ, duke falënderuar Nazmi Jakurtin dhe Ibish Nezirin për kontributin e dhënë  përgatitjen e dokumenteve. Ndërsa për statutin  shpjegime më të hollësishme dha kardiologu eminent Dr. Florim Cucilin PD.

Një fjalë mesazhi që tha në fillim doktor Florim Cucilit ishte tërhoqi vëmendjen e të pranishmëve dhe u prit me duartrokitje. Po e parafrazoj fjalën e kardiologut Cuculi: Se me gjithë sfidat që kemi në shoqërinë tonë, në krahasim me 20 vjetët e fundit, në asnjë moment nuk duhet të ngurojmë që tua bëjmë me dije pacientëve vendas se jemi shqiptarë. Jo vetëm në aspektin patriotik, por në rend të parë edhe atë profesional. Sepse sot një mjek shqiptar në spitalet zvicerane më nuk është hipotekë negative, por përkundrazi pozitive. Ndaj edhe kur pacientët pyesin nuk duhet të thënë se :”Jam shqiptar po jam i vjetër këtu(!). por troç duhet thënë se jam shqiptarë, sepse pacientët nuk hynë në hollësi, por vetëm pyesin: “A je shqiptarë?!…

Ndërkaq duke referuar për statutin dhe qëllimet e kësaj lidhjeje u potencua se: Qëllimi i lidhjes është forcimi i marrëdhënieve profesionale dhe shoqërore të mjekëve shqiptarë në Zvicër; promovimi mjekëve të rinj nëpërmjet shkollimit dhe trajnimit të vazhdueshëm, promovimi i bashkëpunimit me njëri tjetrin si dhe i bashkëpunimit me organizata mjekësore simotra.

Pas një debati nga të pranishmit kuvendi nga një lstë prej 17 anëtarësh, zgjodhi kryesinë e prej shtatë anëtarësh: në përbërje  Në këto momente që po raportojmë në një nga objektet e spitalit Universitar të Cyrihut, një numër i madh i  mjekëve shqiptarë që jetojnë në këtë vend po zgjedhin në Kuvendin Zgjedhor kryesinë prej 7 anëtarësh,

Pas një debati të gjerë të pikave të organizimit, rregullorës së punës dhe statutit, mjeket dhe mjekët shqiptarë kanë propozuar 17 emra të mjekeve dhe mjekëve për votim. Ata që kanë marrë vota më së shumti përbëjnë kryesinë e re nga e cila do dalë kryetari i Lidhjes së mjekeve dhe mjekëve shqiptarë në Zvicër,

Prof.Dr. Omer Xhemajli, që ndonëse nuk ishte i pranishëm bashkë me PD Dr.  Florim Cuculin fituan mësë shumti vota, të barabarta nga 61 voto. Në kryesinë u zgjodhën edhe këta anëtarë : Dr. Emine Gashaj. DR Valbona Miftari,  Dr. Mentor Bilali, Prof. Dr. Alban Y. Neziri dhe stomatologu Gazmen Haliti,

Në detyrëne kryetarit u zgjodh Prof. Dr. Omer Xhemajli, nëkryetarit PD Dr.  Florim Cuculin dhe sekretares, Dr. Emine Gashaj