Gjatë këtij udhëtimi 6 ditorë këta të rinjë që vijnë nga 6 universitete Zvicerane, pos pjesëmarrjes në manifestimin tradicional mbi 5 shekullor “Fesat e Valleve” në Çifti (Civita), Frasnita (Frascineto) në Kalabri do të vizitojnë edhe rreth dhjetë ngulime më të rëndësishme arbëreshe, me peshë të veçantë edhe për vet kulturën shqiptare.- Me kërkesë të organizatorëve do t`i shoqëroj gjatë këtij udhëtimi, si edhe 8 vjet më parë, kur mbi 50 studentë shqiptarë vizituan vendbanimet arbëreshe
Teksti dhe fotot: Rexhep Rifati
Sonte pata kënaqësinë të marr pjesë në nisjen e një autobusi përplotë studente e studentë shqiptarë , që ndjekin studimet në 6 universitete zvicerane, filluar nga Zheneva e deri në St. Gallenë. Ata në kuadër të Federatës së Studentëve shqiptarë në Zvicër, prej vitesh organizojnë udhëtime studimore në trojet shqiptare dhe ato arbëreshe. Kësaj radhe me një autobus të firmës shqiptare “Edona” nga SantGaleni. Pasnesër këtij grupi do ti bashkohem në shoqërim edhe me publicistin dhe shkrimtarin Hazir mMehmeti nga Austria dhe aktorin Ramadan Morina nga Gjermani.
Siç kemi mësuar nga organizatorët e manifestimit të “Valleve”, ato në këtë vit do të jenë mës e të ngjeshura me programe kulturo- artistike, madje me pjesëmarrje edhe të grupeve shqiptare nga Shqipëria e Zvicra, falë lidhjeve që tashmë janë krijuar mes shqiptarëve në mërgatë dhe vet artistëve arbëresh që janë bërë urë lidhëse me trojet e të parëve tej Adriatikut. Ja vetëm ca nga pikat e programit që kemi hartuar bashkë me studentët për këtë turne sa kulturore aq edhe studimore:
Orari i udhëtimeve nëpër Kalabri:
Më 9 Prill, ngulimet: Shën Mitri(San Demetrio Corone), Maqi (Macchia Albanese), Strighari (San Cosmo Albanese), Vakarici (Vaccarizzo Albanese) dhe Shën Sofia e Epirit (Santa Sofia D’ Epiro)
Me 10 Prill, ngulimet: Ferma (Firmo), Ungra (Lungro) dhe Firmoza (Acquaformosa)- Drekën në Ferma, si dhe pasdite Çifti (Civita), pas vizitës së muzeut nga ora 16 në një shëtitje fshatit si dhe pjesëmarrja në koncertin që organizohet nën patronimin e komunës Çifti (Civita), brenda “Kalasë Kruja” , dhe në përkujdesjen artistike të Mimmo Imbrognos,me pjesëmarrjen e grupit “Vëllezërit arbëresh”, e ku marrin pjesë edhe grupi i të të rinjve të shkollës “Ernest Koliqi”, bashkë me artisten-pianiste Ermira Lefort që do të prezantojnë “lirika të mirënjohura shqiptare” me sopranon profesioniste arbëreshe Maria Cristina Imbrogno. Po ashtu nga Gjeneva marrin pjesë grupet “Hareja” dhe grupi i valleve tradicionale “Gëzuar”.
Më 11 prill nga ora 10 , Vizitë në Frasnita (Frascineto), grupi studentor do të marr pjesë në solemnitetin e e organizuar me rastin e emetimit të Sheshit “Kosova” ku do të jetë edhe Presidentja Vjosa Osmani, pasdite nga ora 15-16 vizitë bibliotekës Antonio Belluscit . E nga ora 16 po në Çifti (Civita), do ti bashkohen Festës së Valleve në Çifti / Civita.
Me 12 Prill; nga ora 10 planifikohet edhe një vizitë Katedrës së gjuhës shqipe, te Altimari në Kozencë.
Përndryshe stdentët nga Zvicra do të vendosen në BV President Hotel, disa kilometra nga Kosenca , Via Alessandro Volta , 47/49. 87036 Rende CS, Itali.






















