Revista „Jeta e Re“

Që nga sot ka nisur të dalë në qarkullim numri i ri i revistës letrare të traditës “Jeta e Re”, revistë kjo që përbëhet nga shtatë rubkrika me autorë të ndryshëm nga fusha e letërsisëë, teorisë dhe kritikës letrare botërore dhe vendore.

Këto të shtatë rubkrikat nisin me ligjërata, tregime, poezi, dosje, kritika të shumta nnga autorë të shumtë si: Sabri Hamiti, Paolo Zardi, Virion Graci, Gazmend Bërjalolli, Lingston Hueghes, Skender Zogaj, David Perkins, Cynthia Ozick etj.

Përkthyesit që kontribuuan në këtë numër janë: Bajram Karabolli, Gëzim Aliu, Alket Çani, Sulejman Dërmaku, Alfred Beka, Arben Idrizi, Erion Karabolli, Qerim Ondozi, Arta Hallaçi dhe Rexhep Maloku.