Sot mbahet Samiti i Berlinit

Sot do të mbahet Samiti I Berlinit për Ballkanin Perëndimor, i paralajmëruar qysh prej ditësh, me përgatitjen e së cilit ekskluzivisht është marrë kancelarja gjermane Angela Merkel dhe presidenti francez Emanuel Macron.

Në këtë samit pritët të diskutohen raportet ndërfqinjësore dhe ofrimi i një zgjidhje për vazhdimin e dialogut Kosovë-Serbi. Është paraparë që secili nga liderët ballkanas që do të marrë pjesë në samit, të ketë të drejtën të ofrojë idenë e vet për të ofruar një zgjidhje.

Në këtë samit Kosova do të përfaqësohet nga presidenti Hashim Thaqi dhe kryeministri Ramush Haradinaj, ndërsa Shqipëria do të përfaqësohet nga kryeministri Edi Rama dhe ministri në detyrë i punëve të jashtme Gent Cakaj. Serbia do të përfaqësohet nga presidenti dhe kryeministri, ndërsa pjesë e samitit do të jetë edhe shefja e diplomacisë evropiane Federica Mogherini  dhe komisionari për zgjerim.

Ndryshe, presidenti I Kosovës dje para nisjes së tij për në Berlin, ka thënë se nuk do të pranojë asessi idenë e shkëmbimit të territoreve apo ndonjë plani tjetër kushtëzues sic është paralajmëruar. Ai ka hedhur poshtë kushtëzimin e Kosovës për vazhdimin e dialogut, megjithatë mbetet të shihet cfarë do të ndodhë në këtë samit, ku disa herë është raportuar nga mediat gjermane që Mitrovica e Veriut pritet të bëhet me status të vecantë.