S’ka dhe s’mund të ketë komb kosovar

 

(Kundër ideve komb-ndarës të N.Spahiut)

Gjatë tubimit «Gjenocidi, plagë e hapur në Zvicër» zhvilluar më datë 18 janar 2026, mu dhurua nga vet autori Xhevat Hasani libri i tij i fundit me titullin:” S’ka dhe s’mund të ketë komb kosovar”.

Si të gjithë librat kur titulli bëhet sintezë e përmbajtjes, më shtua kureshtja ta shfletoja menjëherë se kisha menduar që vëllëzerit shqiptar në Kosovë e kishin mbyllur këtë argument.

Kur flitet ideja e kombit, më vjen ndërmend «entità politika» të Emanuel Joseph Sieyès i cili përkufizoi kombin:»bashkësi njerëzish që kanë të njëjten ligj»

Mendoj se ideja e kombit tek shqiptarët është bazuar mbi gjakun, dhe jo mbi një kontratë sociale. Një popull etnik si shqiptarët ligji ka qenë i shprehur nëpërmjet Kanunit (përfshirë dhe  shqiptaret e Kosovës) morali është, se çdo komb sillet botë më vete, me idetë, me kulturën, me mënyrë  e te menduarit,me një proces natyral të  kostumeve,dhe pasurisë shpirtërore.

Parathënia e librit është aq e detajuar sa  trajtohet si legjenda e një atlante ku kodifikohen shtjelltat e tsunamit keqbërës «kombërës- Kosovar» duke arritur në konkluzionin se kosovarët janë shqiptarë,dhe se nuk ekziston asnjë komb tjetër, përveç atij binomi që na përket :»komb shqiptar».

Libri nuk përmban nuance politologu, as përkufizime të rëndomta, por ne linia te skicuara autori arrin në teoremën se se shtetet, vendet e ndryshme kanë njohur Kosovën si shtet dhe brenda saj kosovarët pjesë e kombit shqiptar. Togfjalshi,» Komb kosovar»shihet si mohim i gjakut, historisë, dhe të ideve të shenjta të Rilindjes shqiptare, ndërsa koncepti «kosovar» është kryesisht vetëm si ide gjeografike/ shtetërore.

 Argumentet në këtë libër janë ndërtuar mbi një strukturë të shëndoshë si “kolonat e Herkulit”, ku paraqitet kufiri midis të njohurës së qartë dhe trillimit të qëllimshëm  mbi te ashtu quajtur “kombëtrës kosovar”të intelektualëve Nexhmedin Spahiut, Halil Matoshit, dhe deri diku të Migjen Kelmendit dhe Bardhyl Metes.

I gjithë libri është një “hetim- analize”, ku elementi kthehet në sintezë dhe sinteza bëhet element, të dyja me rrejedhshmëri e feedback krijojnë në mënyrë harmonike shtjellimin e një çështje e cila ka të bëjë me idenë “Komb- bërës” dhe në mënyrë të veçantë se, a mund të trajtohet Kosova si  “Kombërës  kosovar”?!

Me një analizë shkak- pasojë, autori Xhevat Hasani, mbështetet  në tezat historike, territoriale, gjeografike, antorpologjike, etnografike, gjuhësore, spiegon konceptin “komb- bërës”, format dhe shfaqjet e saj  në Evropë dhe në botë, duke përfshirë  edhe nënformat e  kolonializmit. Në këtë analizë  nuk anashkalon, aksiomën  më të egër, asimilimin apo zhdukjen që i kanë rënë për short  disa herë  popullit shqiptar, dhe thekson faktin se kombi shqiptar  ka qenë më i rrezikuar më shumë se askush tjetër komb në Ballkan, dhe në Europë. Ata që njohin ekzistencën e e kombit shqiptar, e dinë që kombi shqiptar është komb etnik, kulturor, dhe qe shtetin modern dhe pavarësinë kombëtare e ka shpallur më 1912, sikurse duhet thënë, që gjysma e kombit shqiptar ka qenë nën pushtim prej atëhere (1913) e deri qershor 1999. Të kesh një qeveri ose një territor, nuk do të thotë se automatikisht një komb të ri të ndarë nga ai etnik.

Çështja kombëtare shqiptare për autorin  është alfa e elzistencës. Kosova është komb shqiptar, me Shqipërinë së bashku jemi më të fortë e  se të tillë kemi qenë ndër shekuj-thotë autori.

Libri përqëndrohët në shtjellimin që i bëhet mendimeve  antikombëtare  të zotit Nexhmedin Spahiu mbi çështjen e kombit në Kosovë, duke u mbështetur në analizën e katër librave të tij  botuar me tituj: “Kombi në inkubator”, “Çelur zogjtë kosovarë”,” Foshnja kosovare”, “Drejt kombit kosovar”. Lind pyetja;  Për  çfarë foshnje bëhet fjalë, kur vetëm foshnje nuk është Kosova, sepse Dardania\ Kosova, me rrudhat e saj  shekullore është me lashtë nga e gjithë Europa.  Për çfarë rrugëtimi flasim ku shqiptarëve në Kosovë jo vetëm nuk iu ka shkuar ndër mend një “ rrugëtim i tillë për komb bërës” përkundrazi, ata, krenarë për fitoren që UÇK  në 1999  kreu kundër Serbisë, e të mbështetur nga vëllezërit shqiptarë të Shqipërisë, me të njëjtën gjuhë e gjak, si një trup i vetëm, të ndarë vetëm gjeografikisht, demonstruan që ishin një etni dhe një komb.

Çdo faqje e librit kthehet në didaktikë, ku lexuesi shëndërrohët nga dëgjues në pjesëmarrës  të të gjitha sferave të karakterit etnik, etno psikologjik, teori filozofësh, socologësh, historianë.

Me metodën “comparative” autori sjellë një sërë shembujsh të përkufizimeve  “Komb” dhe përqëndrohet në  teorinë  e filozofit gjerma Johan Gotileb Fichte. Ai nuk anashkalon as  linjën e filozofëve francezë që ndjek Spahiu, por  jep sqarime mbi spekulimet dhe istrumentalizimet që jep Spahiu, mbi situatat kombërës në Francë, koncept  krejt ndryshe me atë që e karakterizon kombin shqiptar. Shqiptarët janë mono- etnik,  dhe rilindasit e dinin mirë  që kombet mono-etnike nuk janë gjë tjetër veçse i njëjti komb. 

Militantët e  “kombërës- kosovarë”, pretendojnë se është Europa  ajo që kërkon Kosovën si komb më vete.  Autori nuk e pranon aspak këtë teori, por  si shpata e Damokleut qëllon mbi  këto spekulime, spegon  me fakte të qarta se Plani i Ahtisarit, Kushtetuta e Kosovës, apo OKB  e njohin ekzistencën e kombit shqiptar në Kosovë, pa u tjetërsuar në “kombërës kosovar”, por  duke mbajtur identitetin  komb -shqiptar që i ka karakterizuar në shekuj dhe shkon më tej,  në  kuptimin  e fjalës  “ Komb”, në trajtat e saja ;  “shtet”, “Vend”. Ishte pikërisht kjo aksiomë që presidentët e amerikanë e pagëzuan si “Shteti i Kosovës” dhe jo “komb- kosovar”.

Autori  nuk anashkalon edhe  mënynrën e të sijellurit të Zotit Spahiu i cili me  një fjalor sa agresiv dhe  fyes,  i dehur nga deliri i madhështisë, iu imponon  qytetarëve në Kosovë këtë teori. Pse gjithë ky mllef i Spahihut për mos tu konsideruar komb shqiptar? Mos ndoshta – thotë autori,  se zoti Nexhmedin Spahiu mbart  “komplekse inferioriteti” ndaj intelektualëve shqiptarë të Shqipërisë?

Në një listë më vete autori radhit me emër e mbiemër, shumë politikanë të ndershëm, ish ushtarë të UÇK-së, të cilët  konsiderojnë Kosovën  komb shqiptar dhe jo kombërës kosovar.

Krijimi i një kombi kosovar do të çonte deri në konfliktin  Shqipëri Kosovë.  E para ide antikombëtare e Spahiut është të hiqet flamuri Kuq e zi.Si arrin në këtë konkluzion kur Flamuri ynë është më i vjetër se Kombi.? Të tjerë kombe  mundohen të tregohen sa më të lashtë, Spahiu dhe ata që e mendojnë si Ai kërkojnë ta minimizojnë historinë, të kaluarën, lashtësinë tonë, dhe të rrisin konfliktin me fqinjët për autoktoninë si  komb.

Për ta përforcuar  argumentin dhe në arenën ndërkombëtare Pse në Kosovë s’ka dhe s’mund të ketë komb, autori del në fund të librit me një rezyme  dhe në gjuhën angleze.  Autori Xhevat Hasani  ka bërë një punë kolosale në mbledhjen e argumentëve , në shtjellimin e tyre të detajuar dhe njëkohësisht “ Mbrohet” nga akuzat  jo me teori të kota, por me materiale, me teza, duke i shtjelluar ato jo në mënyrën emiprike por i thelluar nëfakte. Ky libër ka rëndësi se rrit ndërgjegjen, dashurinë për kombin shqiptar, dashurinë për rrënjët, kulturën e lashtë,  gjuhën, elementet që krijojnë atë që quajmë “ mono-etni baras komb”.

Libri nuk është aspak i një stili akademik bombastik, por “Anatomik”  i ndarë në 13 pjesë dhe në 59 kapituj.

Stili didaktik si përmbledhje dhe si shtjellim, është në funksion  të lexuesit,sa i kuptueshëm aq edhe reflektiv.

Autori, na paraqet shtjellimin e argumentit  si një grafik mape të detajuar, e na përcjellë në 10 kapilarë tematik, ku ai është mbështetur për të hedhur poshtë se Kosova nuk është “Komb- kosovar”, por mbetet komb shqiptar, dhe si të tillë e dëshiron populli i Kosovës.

E falenderojmë mjekun Xhevat Hasani për këtë libër të thjeshtëzuar, të cilin mund ta lexojë kushdo e cilido të gjithë ata që ndihen shqiptarë  në deje u rrjedh po ai gjak që ne shekuj na ka lidhur në binomin “Popull shqiptar, komb shqiptar”   

Autor: XHEVAT Hasani

Përgatiti për shtyp SKENDER HAJDARI.

Ornela Radovicka, Qendra albanologjike, kërkime mbi gjuhën dhe kulturën arbëreshe, themeluar nga Atë Bellusci.

Foto: Rexhep Rifati