Gjatë vizitës në Kalabri, më 24 Nëntor 2022, me shoqëruesit në kuadër të Platformës “prointegra.ch”, i bëmë një vizitë Degës së Albanologjisë në Kozencë (pranë Universiteti i Kalabrisë), me emërtim zyrtar: Departamenti “Kulturat, Edukimi,dhe Shoqëria”- Laboratori i Albanologjisë- – Pedagogu titullar i katedrës prej 1975 deri në 1990 qe prof. Papas Francesco Solano, prej 1991 deri më sot prof. Francesco Altimari, profesori ordinar i gjuhës dhe letërsisë shqipe.- Aty pamë nga afër se si funksionon dhe ç`punë voluminoze zhvillon kjo katedër e gjuhës sonë.- Për të qenë më të saktë me lexuesit me autorizimin e profesor Altimarit, po shfrytëzojmë nyjën elektronike të kësaj dege.
Nga Rexhep Rifati
NYJËZIMI I DEGËS SË ALBANOLOGJISË
Në Degën e Albanologjisë, deri më sot, jepen këto lëndë mësimi: Gjuhë dhe Letërsi shqipe (nga viti 1973), Dialekte arbëreshe të Italisë së Jugut (nga viti 1980) dhe Filologji shqipe dhe arbëreshe (nga 1993). Me reformimin e sistemit didaktik (2002), kursi i Gjuhës dhe Letërsisë shqipe është ndarë në Letërsi shqipe dhe Gjuhë dhe përkthim shqip. Pedagogu titullar i katedrës prej 1975 deri në 1990 qe prof. Papas Francesco Solano, prej 1991 deri më sot prof. Francesco Altimari. Seli administrative, prej vitit 1991 deri në vitin 1999, e së vetmes Doktoranturë për Albanologji që gjendet në Itali. Kjo doktoranturë u organizua në bashkëpunim me Institutin e Gjuhës dhe Letërsisë shqipe të Universitetit të Palermo-s. Seli bashkërenditëse e Doktoratës ndërkombëtare për studime në Filologji dhe Gjuhësi shqipe, e aprovuar dhe e financuar nga MIUR-i (Ministria Italiane e Arsimit, Universitetit dhe Shkencës) në lidhje me programin e internacionalizimit të sistemit universitar (1998-2000). Kjo doktoratë lindi në vitin 2001 dhe përfundoj në vitin 2005 me bashkëpunimin e Universiteteve të Kalabrisë, Firenze, Palermo, Lecce, Tiranë, Shkodër dhe Prishtinë. Kjo doktoratë e mbaroi ciklin e saj më 2007. Prej vitit 1991 ka filluar edhe shkëmbimi i lektorëve të gjuhës shqipe, i parashikuar nga marrëveshja e kooperimit shkencor dhe kulturor midis Italisë dhe Shqipërisë.
MARRËVESHJE KOOPERIMI ME QENDRAT E HUAJA ALBANOLOGJIKE:
- Universiteti i Tiranës (nga viti 1990)
- Biblioteka Kombëtare – Tiranë ( 1995)
- Universiteti i Vlorës (1999)
- Universiteti i Prishtinës (1999)
- Universiteti “Ludwig-Maximilian” i Mynihut (2001)
- Universiteti i Shkodrës (1999)
- Universiteti i Konstancës (2006)
ORGANIZIMI I KONGRESEVE, KUVENDEVE DHE SEMINARËVE ALBANOLOGJIKE NDËRKOMBËTARE:
- Seminari i parë ndërkombëtar për studimet arbëreshe (Rende – Shën Mitër, qershor 1991)
- Seminari i dytë ndërkombëtar për studimet arbëreshe ( Rende – Qanë – Strigar, qershor 1994)
- Qindvjetori i të parit Kongres gjuhësor arbëresh në Koriliano (1996)
- Seminari i tretë ndërkombëtar për studimet arbëreshe (Rende – Ungër – Fermë – Frasnitë – Shën Vasil, dhjetor 1997)
- Studimet albanologjike në Itali: rezultate të reja në fushën e gjuhësisë dhe filologjisë (mars 1999)
- Seminari i katërt ndërkombëtar për studimet arbëreshe (Rende – Frasnitë- Shën Kostandin, qershor 2000)
- Seminar kombëtar “Pakicat gjuhësore, Shkolla dhe Universiteti” – Gizzeria, 15-16 shkurt 2002.
- Seminari i pestë ndërkombëtar për studimet arbëreshe ( Koriliano – Rende – Shën Mitër – Kozencë tetor 2003)
- Seminari i gjashtë ndërkombëtar për studimet arbëreshe (2006)
BOTIME:
- Shtypi i Akteve i të pesëve Seminar Ndërkombëtar për studimet arbëreshe
- Realizimi i një video mbi poetin arbëresh Zef Serembe, me patronazhin e bashkisë së Strigarit dhe Komisionit të Komunitetevet Europiane – Sektori “Gjuhë minoritare”
- Seria e botimeve të Albanistikës e drejtuar nga prof. Francesco Altimari, nga Qendra e botimeve dhe librit të UNICAL-it (Universiteti i Kalabrisë). Kjo seri është e përbërë deri tani prej rreth 16 vëllimesh, disa prej të cilave janë vepra të albanologëve më të mirënjohur në nivel ndërkombëtare (M. Camaj, E.Hamp, Sh. Demiraj, G.B. Pellegrini, ecc.)
- Seria e botimeve dixhitale “ Arkivi Letrar Arbëresh”, e inauguruar nga tre cd- rom me botimin ipertekstual e veprave të para poetike në gjuhën arbëreshe të Jeronim De Radës, vijimtar i letërsisë moderne arbëreshe.
- Seria e botimeve dixhitale “Arkivi i Zërit Arbëresh”, e inauguruar me tre CD-ROM që shprehin regjizimin audio të Fondit “Gangale” të Universitetit të Kalabrisë. Përmbledhje e teksteve gojore e realizuar nga Giuseppe Gangale. në bashkësitë kalabro-arbëreshe të provincave të Katanxaro-s dhe Kutronit (gjatë viteve ’60-‘70).
- Opera Omnia e Jeronim De Radës (dolën deri sot 6 vëllime)
AKTIVITETE BASHKËPUNIMI ME ORGANET INSTITUCIONALE ITALIANE DHE EUROPIANE:
- Ministria e punëve të brendshme – Drejtoria e Përgjithshme për zonat kufitare dhe pakicat gjuhësore – Romë
- Komisioni i Bashkësive Europiane- Sektori i Gjuhëve Krahinore dhe Minoritare – Bruxelles (1995, 1996, 1999)
- Projekti “Euromosaic” – Mbikqyrje e bashkësive gjuhësore minoritare të Europës. (1996)
- Projekti ELICONA me shoqatën EXANTAS dhe Universitetin e Salonikut për vlerësimin e pasurisë gjuhësore të bashkësive arvanite të Greqisë (1997-1998)
- Universiteti i Tiranës (që nga 1990)
- Biblioteka Kombëtare e Tiranës (që nga 1995)
- Universiteti i Vlorës (që nga 1999)
- Universiteti i Shkodrës ( që nga 1999)
- ADA (Arkivi Dixhital Arbëresh) i pranuar në planin e Ndërkombëtarizimit të MIUR-it (2004-2006), me bashkëpunimin e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, me Bibliotekën Kombëtare e Shqipërisë dhe Arkivin e Shtetit Shqiptar.
STUDIME TË TJERA:
- Krijimi i një database bibliografik, (BESA – Biblioteka Elektronike e siteve arbëresh) që përmbledh fondet e librave me interes albanologjik të ruajtur në struktura bibliotekare publike dhe private të Kalabrisë (që mund të shikoheton-line nëbesa.unical.it). Përhapja progresive e këtij projekti do të lejojë konsultimin on line të fondeve të tjera librare albanologjike që gjenden në Bibliotekat dhe Institutet e specializuar në Itali dhe Shqipëri.
- Katalogim, në bashkëpunim me Akademinë e Shkencave të Shqipërisë, i dorëshkrimeve letrare arbëreshe të shekullit XIX të përmbledhura në fondin De Rada dhe në Bibliotekën e qytetit të Kozencës dhe riprodhimi i tyre në mikrofilm.
| Francesco Altimari Profesor ordinar i Gjuhës dhe i Letërsisë shqipe tel. 0984-494379 fax 0984 494141 e. mail: francesco.altimari@unical.it curriculum dhe botime |
Università della Calabria
Dipartimento di Culture, Educazione e Società – Laboratorio di Albanologia
87036 Rende (Cosenza)
tel. 0984 494140 – fax 0984 494141
e. mail: albanologia@unical.it – unical.albanologia@gmail.com
Lidhur me ate se ç’ punë voluminoze bënë kjo degë me stafin dhe studentët e saj, si dhe për punën dhe fondin e bibliotekave arbëreshe, do të japim shkrime në vazhdim.



































