ÇASTE PRAGDIMRI
Për shkak të një defekti
Dhe pasi nxemjet nuk funksionojnë nëpër klasa në objektin ndihmës
Djali i madh sot nuk është në mësim
Me të e lëmë të voglin në shkollë
Vet ulem në një kafene
E lë djalin me ca shokë të tij
Të hedhin bombola
Me drojë e duke e porositur për kujdes
Tinguj të lehtë muzike vazhdojnë
Ndërsa unë padashje e shtyej me brryl filxhanin me espreso që derdhet
Porosis një tjetër
E tash tinguj të muzikës popullore
Më bëjnë shoqëri
Dita jashtë e kthjellët me diell
Shiritat të këndshëm me dritëxixëndezura
Si perde të këndshme rrijnë në xhamat e kësaj verande
Ku lirohen e zihen tavolina
Në -google- filloj një kërkim
S’ mund të ankohem
Gjej dy-tri poezi të mira
Njëra prej të cilave është shndrruar në këngë
Në njërin xhep të palltos së dimrit
Ngjyra korbi kokëzezë e truppërhirtë
Gjej një monedhë metali 2 euro
Disi dhe këto do dalin nga xhepi
Që kushedi qe sa kohë aty ka mbetë
Kohë për t’u ngritur nga këtu
Ecejake rrugëve
Shoh një gjilpërë të puthitur për asfalti
Që kushedi mbase askush s’do ta marr
Për të qepur
A arnuar diçka
ZJARRE
Fëmijët më thanë
A ndezim një zjarr
E ndezim u thashë
Dhe ashtu bëmë
Sikurse dielli që ndezi zjarrin e tij
Në horizont perëndimi
LULEDELE NË DHJETOR
Ti o luledele e rrallë
Në dhjetor
E pashoqe
Në këtë copë livadhi
Dukesh që ndjen të ftohtë
Rrëqethesh
E qëndron krenare
Po e pret borën
Të të mbulojë
TRUP BRETKOSE
Në një fushë
Në një livadh
Një trup i pajetë bretkose
Afër një vrime urithi a miu
Aty rri
E ngrirë
Të cilin e ngrij
Me një fotografi
DITË E VAKËT
Qielli ndjenjëpërzier
Me kthjelltësi e vranësi
I kaltër
I përhirtë
Me re të bardha
Si qumësht i derdhur padashje
Me re të hirta që enden
Si shkarravina që presin të fshihen në fletë vizatimi
Dhe dielli që endet mbi to
Hipur në aeroplan
Duke nxjerr kokën për t’u hedhur si parashutist
E duke hedhur rreze të buta e të zbehta
Që bien mbi ne
Fryen erë që përplaset
Si hukamë dragonjsh
Në fytyrat tona
E në fytyrën e kësaj dite të vakët të fillmmuajit të fundit të këtij viti
FLUTUR NË DHOMË
Një fluturz në dhomë
Ngjyrë dheu kaftëhirtë
E ca pikëza portokalli fundkrahëve
Kryesisht për muresh mbështetur rri
Kur afrohem ta prek
Fillon fluturimin
Për pak çaste
Dhe shkon për muri kapet
Ku dhe tash po rri
Një kohë të gjatë
SHALLI I HARRUAR
Fëmiju
E harroi shallin e tij
Ngjyrëzi me një tojë të kuqe
Dikur në rrugë e takuam
Dhe ia dhamë
Mjetin mbrojtës nga të ftohtit
Si rreth bunari
Që ne e quajtëm shall-kapelë
Ndonëse në kokë po të vëhet
Duket si veturë çatizbuluar-kabriolet
TRËNDAFILA NË PARKUN E QYTETIT
Ulur në kafenenë e parkut të qytetit
Në verandën e saj
Në këtë pasdite të butë dhjetori
Sytë te ky trung trëndafilash
Që e kemi kaq pranë
Tek dy tëndafila që janë duke çelur
Të bardhët trëndafila
Me gjurmëpurpurtë
Sytë nga nuk ngopen duke parë
Në një degë tjetër një trëndafil i çelur
E në një tjetër dy të hapareshur
NUMËRIM
Për ta ditur
Se kemi mbetur në vend
Për të mos thënë para a prapa numëro
Mund të marrim udhë hekurudhës
Dhe të ndalemi
Në çdo stacion të saj
KUTI XIXËLLONJASH
Duke kërkuar diç nëpër dhomë
Në një dollap
Na del përpara një kuti me xixëllonja
Po presim t’i ndezim
Më 28 Nëntor