Shqiptarët e maqedonisë nuk duhet t`i sjellin në pushtet VMRO-istët e bullgari-rusisë

Shkruan: Xhevat Hasani, 2 shkurt 2024

Sondazhet e muajve të fundit kanë treguar se partia e djathtë maqedone VMRO-ja që fund e krye është parti pro-bullgare e pro-ruse, me rastin e zgjedhjeve të ardhshme parlamentare në Maqedni, do të mund të marr më shumë vota se partia e majtë maqedone – LSDM-ja në pushtet, dhe kësisoj gjasat që VMRO-ja tani në opozitë të kaloj në pozitë/pushtet, kurse LSDM-ja tani në pozitë të kaloj në opozitë, janë relativisht të mëdha.
Parashikimi i mësipërm ka bërë që kohet e fundit disa parti të shqiptarëve në Maqedoni aktualisht opozitë, të miklohen e të fërkohen me VMRO-në për të bërë me të koalicion qeveritar, nëse ajo pas zgjedhjeve të ardhshme në Maqedoni që do të mbahen në majin e vitit 2024 do të vinte në pushtet.

Por nëse VMRO-ja do të vijë në pushtet ajo do të punojë ditë e natë për një konflikt ndëretnik në mes të forvace shtetrore maqedone dhe shqiptarëve, siç ka bërë edhe në vitin 2001. Krejt kjo me qëllim të fundit ndarjen e Maqedonisë në dy pjesë: në pjesën e madhe të Luanit (3/4 e vendit), që sipas VMRO-së do të duhej t`u takonte maqedonëve dhe të cilën pastaj ajo do të përpiqej t`ia bashkonte Bullgarisë, dhe në pjesën e vogël të fakirit (1/4 e vendit), e cila sipas VMRO-së do të duhej t`u takonte shqiptarëve dhe për rrjedhojë edhe do të duhej t`i bashkohej Shqipërisë.

Edhe LSDM-ja në raport me shqiptarët nuk është shumë më e mirë se VMRO-ja por ajo së pakut nuk është për ndarjen e Maqedonisë në dy pjesë sipas formulës: Pjesën e madhe Bullgarisë-Pjesën e vogël Shqipërisë… LSDM-ja është për ruajtjen e Maqedonisë shtet të pavarur dhe kjo në palnin afatmesëm dhe afatgjatë ka rëndësi të madhe për shqiptarët.
Duke pasur parasysh sa u tha më lartë shqiptarëve të Maqedonisë do t`ju sugjeroja që mos ta sjellin në pushtet VMRO-në e Bullgaro-Rusisë, sepse po e bënë këtë, ata me njërën dorë do ta kruajnë kokën, e me tjetrën të pasmët!