Ganimete Jakupi Demiri, 28.11.2020
Duke kujtuar të kaluarën tonë historike dhe duke pasur parasysh që paraardhësit tanë me shekuj të tërë nëpër kohëra të ndryshme të historisë kanë sakrifikuar, kanë vdekur për arsyen e vetme dhe të padrejtë se kanë folur shqip dhe kanë dashur të jenë të lirë në vend të vetë.
Shqiptarët asnjëherë nuk kanë uzurpuar tokat e të tjerëve apo nuk kanë kërkuar ato çka nuk kanë qenë të vetat, nuk kanë dalë t’i bëjnë zullum të tjerëve që I kemi komshi, por çdoherë kanë qëndruar fisnikë, atdhetarë dhe humanistë të mëdhenj, por asnjëherë pa u bërë sherre të tjerëve.
Gjuha e jonë është e lashtë sa vetë njerëzimi, prej gjuhës tonë ka dalë edhe shumë gjuhë të tjera të reja në botë, paraardhësit tanë e kanë ruajtur me shumë dashuri dhe fanatizëm të madh, kanë qenë kohërat kur ne nuk kemi pas alfabet shqip mirëpo veprimtarë të shquar shqiptarë kanë shkruar edhe në gjuhë si: latinisht, persisht, turqisht, italisht, anglisht, frëngjisht etj., për të gjitha ndodhitë, bëmat e kohëve të ndryshme.
Përpara Kongresit të Manastirit gjuha shqipe përfaqësohej prej gjashtë ose më shumë alfabetesh, pa llogaritur nën variantet. Më datën 22Nëntor 1908 u njësua alfabeti shqip në Kongresin e Manastirit. Zgjidhja e kësaj çështjeje ndihmoi në vazhdim e sipër për t’i dhënë një kahe tjetër, një lulëzim të ri letërsisë shqipe, ashtu edhe në konsolidimin e unitetit kombëtar dhe të bashkimit politik të popullit shqiptar, duke i dhënë një shtysë historike përhapjes së shkollave dhe mësimit të gjuhës shqipe.
Alfabeti i përbashkët u bë në fakt pararendës i pavarësisë, i shtetit të përbashkët, që u themelua 4 vite më vonë në Vlorë.
Pastaj ndarja padrejtësisht e trojeve shqiptare më 1913 nga Fuqitë e mëdha, ku shqiptarët mbetën të shpërndarë në shtete të ndryshme, të cilat nuk ua lejuan mësimin në gjuhën shqipe, persekutimet e ndryshme, vrasjet e shumë veprimtarëve nëpër kohëra të ndryshme vetëm për të na asimiluar si komb.
Këto shtete si: Serbia, Greqia, Mali Zi, Maqedonia, shqiptarët kanë mbetur pa të drejtën e të mësuarit të gjuhës shqipe shumë kohë, të persekutuar, të vrare e të keqtrajtuar mjaft, por çdoherë kanë këmbëngulur të kenë të drejtën të mësojnë shqip. Kohëve të fundit pothuajse u janë lejuar disa të drejta, mirëpo të mbikëqyrur çdoherë nga shteti ku jetojnë.
Nëse kujtojmë historinë në Kosovë duhet të kujtojmë kur gjyshërit tanë një kohë kanë qenë të detyruar të mësojnë gjuhën serbe nëpër shkolla dhe mejtepe të ndryshme, pastaj kanë filluar edhe shkollat shqipe ditë e më shumë të hapeshin nëpër Kosovë, populli filluan të mësonin shqip, por çdoherë të mbikëqyrur nga regjimi serbë i cili kontrollonte shtypin ditor, shtëpitë botuese, mediat (d.m.th. Radio, TV) dhe gjithçka që lidhej me ne si popull.
Shkrimet që kanë qenë të lidhura me interes kombëtar-shqiptarë kanë paraqitur rrezik për okupuesin, autorët e ndryshëm janë përndjekur, Keqtrajtuar edhe vrarë për shkrime që kanë qenë të interesit kombëtar. Nuk lejohej të kishim as Radio-televizionin shtetëror, më vonë filluan duke helmuar nxënës, duke burgosur personalitete të shquara kombëtare, studentë, me marrjen e autonomisë së Kosovës, shqiptarët filluan të mësonin nëpër shtëpi private duke qenë të rrezikuar nga okupuesi serbë, por asnjëherë nuk hoqën dorë nga synimi të cilin kishin të mësuarit shqip.
Mendoj me vete dhe shtroj pyetjen për shqiptarët në diasporë: A duhet të n’a shqetësoj fakti se pak fëmijë janë duke frekuentuar mësimin plotësues në këtë rast «Mësimin shqip»?
Prindërit janë udhërrëfyesit më të mirë të cilët duhet të jenë shembulli më i mirë për t’i frymëzuar, nxitur fëmijët të mësojnë në gjuhën tonë amtare. Ata duhet t’u tregojnë fëmijëve se nga rrethanat e ndryshme sociale dhe ekonomike kanë qenë të detyruar të migrojnë në mërgim, fëmijët kanë nevojë të dinë më shumë rreth historisë, kulturës, traditave dhe trashëgimisë kulturore shqiptare. Në diasporë fëmijëve iu lejohet të mësohet gjuha amtare, të paktën nuk i përndjek askush, kohëve të fundit shumë shtete financojnë shkollat e mësimit shqip, sipas hulumtimeve shkencore që janë bërë dekadën e fundit vinë në konstatim se: Një fëmijë që zotëron gjuhën amtare e ka shumë më lehtë të mësojë gjuhë tjera (d.m.th kjo nuk ka pengesë) duhet prindërit të kenë shumë kujdes me gjeneratat që po rriten këtu ( sidomos gjeneratat e treta ku kam parë që mjaft vështirë e flasin gjuhën shqipe), ne jemi ata që duhet t’i kushtojmë shumë rëndësi kësaj çështjeje dhe nuk duhet lejuar asesi që fëmijët tanë të asimilohen, sot ka edhe mënyra të ndryshme që përmes mediave virtuale- online mundësojnë mësimin shqip, andaj duhet kushtuar rëndësi të veçantë mësimit shqip në diasporë, si dhe frekuentimi i fëmijëve të jetë sa më i madh për këtë gjuhë të bukur e të lashtë sa vetë njerëzimi se ndoshta nesër mund të përkasim por do të jetë vonë…
«Gjuha na identifikon si komb, nëse nuk kemi gjuhë – s’do të kemi as komb».