Shpërngulja me dhunë e shqiptarëve nga vitet 1945-1970

Nga Sami ARIFI

Shpërngulja me dhunë e shqiptarëve në Jugosllavinë e Re të Titos nga vitet 1945-1970

Rishpërnguljet e shqiptarëve jashtë vendit, me udhëzimet e Vasa Çubrilloviqit, që ishte Ministër i Bujqësisë për shtetin jugosllav, po bëheshin realitet edhe gjatë viteve 1945-1950, nga se nga trojet shqiptare ishin shpërngulur mbi 11.417 shqiptarë.

 Shkruan Sami ARIFI

Më 20 mars të vitit 1951, udhëheqjq e Beogradit e urdhëroi Këshillin Krahinor Popullor të Kosovës që të miratohet njohja zyrare e kombësisë turke përmes votimit në mënyrë që të bëhej hapja e shkollave turke, ku, edhe shqiptarët do të shkojnë në ato shkolla për ta mësuar gjuhën turke, që ata pastaj si turq t’i shpërngulin për në shtetin e Turqisë.

Delegatët shqiptarë kundërshtuan me fakte synimin antishqiptar të çështjes së paraqitur nga udhëheqjq serbo-jugosllave, kundër këtyre veprimeve të Beogradit, ndër ta, ishte i zëshëm Zekiria Rexha po edhe të tjerë.

Gjoko Pajkoviç ishte sekretar politik i Komitetit Krahinor të PKJ-së, i kërcnoi që ta votojnë dhe ta miratojnë këtë njohje zyrtare „kinse“ për ata që e ndjejnë vehten si turq.

Ky presion serbë ndikoj që KK, më 20 mars të vitit 1951  të miratoi njohjen e kombësisë turke në Kosovë, prandaj me imponimin serbë regjstrimi i turqve ndryshoj shifrën në numër, në vitin 1948 ishin  1.315 të regjistruar, ndërsa në vitin 1953 u rritë numri i të regjistruarëve në 34.583.

Ky ndryshim aq i madh s’mundë të përligjej në asnjë mënyrë me rritje natyrore, por me një shtim artificial që qëllim të vetmë kishte emigrimin sa më shumë të shqiptarëve në Turqi.

Pas viteve 1966, me ramjen  nga pushteti i udhëheqësit të UDB-së jugosllave, Aleksandër Rankoviçit, u krijuan kushtet që shqiptarët të deklaroheshin për dhunën psiqike që kishin ushtruar sherbimet serbe të policisë shtetërore jugosllave ndaj shqiptarëve që patjtërë të deklaroheshin si turq, prandaj edhe regjistrimi i popullësisë kishte krijuar situat konfuze sa që në të njejtën familje „njeri vëlla ishte i regjistruar shqiptar dhe tjetëri turk, apo nëna ishte turke dhe e bija shqiptare“, prandaj në vitin 1953 ishin shpërngulur 13.000 veta, kurse, shifra e të shpërngulurëve ndryshon në vitin 1954 nga se shifrës sē mëparshme iu shtuan edhe 17.000 veta.

Shpërnguljen e përshpejtonte edhe grabitja e tokave të shqiptarëve të quajtur si armiqtë shtetit jugosllav, duke iu dhënë tokat e tyre kolonëve serbë…

Programi i Vasa Çubrilloviqit bëhej zyrtar për shpërnguljen e shqiptarëve përmes nënshkrimit të presidenit jugosllav-Titos me ministrin e Jashtëm të Turqisë  Fuad Kyprel, në Split, e cila marrëveshje u quajt Marrëveshja Xhentolmente e Spliti për shpërngulje që e publikoi, në fillim të shtatorit të vitit 1953, Ministri i Punëve të Jashtëme i Turqisë-Fuad Kyprel.

Vendimin definitiv për shpërngulje të shqiptarëve nga ana e shtetit jugosllav e kishin dhënë: Tito, Kardeli dhe Koço Popoviçi-Deklarata e 29 janarit të vitit  1953.

Para nënshkrimit të Konventës (Marrëveshjes) Xhentolmente për shpërnguljen e shqiptarve në Turqi ishin realizuar dy vizita me delegacionet e tyre, ajo turke në krye me Hulusu Kejmenua dhe ajo jugosllave në krye me Mosha Pjaden, e cila u realizua në gjysmën e majit të vitit 1953, ku, pjesë e delegacionit ishte Gjuro Pucar dhe Ivo Andriç.

Shtërngesat e mëdha për shpërnguljen e shqiptarëve u bënë me të ashtëquajturin „Aksioni i Mbledhjes së Armëve“ që u zbatua në dimrin e vitit 1955-1956. Në këtë aksion nga UDB-ja jugosllave e udhëhequr nga gjakpirësi Aleksandër Rankoviqi, njeriu i dytë me ndikim pas presidentit Tito në pushtetin jugosllav, u rrahën dhe u maltretuan mbi 30.000 shqiptarë, ndërsa mbi 1000 shqiptarë gjetën vdekjen si pasojë e torturave, derisa me mijëra të tjerë mbetën të gjymtuar për tërë jetën.

Sekretari i Punëve të Brendshme i Serbisë, Vojin Llukiq, më 22 shkurt 1956, urdhëroi organet e UDB-së që ta shtrinin „Aksionin e Grumbullimit të Armëve“ edhe në rajone jashtë Kosovës ku kishte shqiptarë, pra aksioni ishte i orjentuar decidivisht kundër shqiptarëve.

Ca studiues të proceseve shoqrore-demografike theksojnë se vetëm në vitet 1953-1960 u shpërngulën deri në 283.000 shqiptarë, ndërsa gjatë gjithë periudhës së viteve 1951-1966 shifra e numrit të përafërt e shpërnguljes së shqiptarëve arrin në 400.000 veta…