Shoqata “Feniks” inauguroi edhe dy shtëpi të reja, donacion i ELI-AB-it Ferizajas

119

Ndërmarrja tregtare private ELI-AB në Ferizaj e Basri Sopës me vëllezër, sot për të saten herë me donacionet e saja ngriti edhe dy shtëpi të reja.- “Faleminderit Baci Milaim ty dhe Eli abit që ma keni ndërtuar shtëpinë. Do të mësoj shumë, që kur të rritem do të bëhem ndërtues i shtëpive , që edhe unë tu ndërtoj shtëpia atyre që s’kanë !” u shpreh vogëlush 12 vjeçar që u bë me shtëpi të re

Nga Rexhep Rifati, Ferizaj

Në prag të festës së Kurban Bajramit, sot më 9 Gushtë 2019, SHH “FENIKS” nga Ferizaj dorëzoi çelësat e edhe të dy shtëpive të reja për familjet: Agim Bytyqi fshati Sllovi – Lipjan dhe Sylhane Bajrami fshati .Godancë-Shtime, që të dyja këto donacion i Vëllezërve Sopa, pronar të ndërmarrja tregtare private ELI-AB sh.p.k në Ferizaj, që ia vlen ti shtohet jo vetëm shtesa tregtare, por edhe më shumë- bamirëse e humanitare.
Edhe këto dy familje jetonin në kushte tejet të rënda banimi por zemërgjerësia e vëllezërve Sopa bëri që për këtë festë të Kurban Bajramit, ti bëjnë me shtëpi të reja. Momenti i inaugurimit për këto dy familje që deri më sot jetuan në kushte të rënda banimi, solli gëzimin e paparë, por edhe shtoi shpresat e këtyre familjeve skamnore për një të ardhme më të mirë në kushte shumë më humane.
Me këtë rast, Zonja Sylhane Bajrami u shpreh se nuk ka fjalë si ti falënderoj vëllezërit Sopa. “ Basrin e falënderoj shumë, pasi që në jetën time nuk kam pas gëzim më të madh se sa sot, që mu ka hekë një barrë e madhe që gjithnjë mendoja se si këta fëmijë të vegjël ,pa prindër do të jetojnë në këto kushte të rënda banimi”. Ajoi e emocionuar falënderoi krahas ELI-AB it edhe shoqatën Feniks që e bënë me shtëpi të re.
Drejtuesit e shoqatës Feniks, theksojnë se për ta sidomos ishte emocionues momenti, kur djali 12 vjeçar i kësaj familje iu drejtua të pranishmëve më këto fjalë: “Faleminderit Baci Milaim ty dhe Eli abit që ma keni marua shtëpinë. Do të mësoj shumë e kur të rritem do të bëhem ndërtues i shtëpive , edhe unë do ti ndërtoj shtëpia atyre që s’kanë !” u shpreh ky vogëlush.
Shoqata Bamirëse, Feniks, falënderon nga zemra Vëllezërit Sopa për një kontribut jashtëzakonshëm që po japin prej vitesh për ti dalë në ndihmë familjeve që jetojnë në kushte të rënda banimi .
Të përzgjedhur nga vetë donatorët , duke e parë për së afërmi gjendjen e rëndë banimi të këtyre familjeve, vet vëllezërit vendosin që këto familje skamnore të bëhen me kulm mbi kokë.
-Falënderojmë të gjithë ata të cilën u dalin në ndihmë familjeve të pastreha, që vazhdojnë ende të jetojnë në kushte ekstreme banimi. Falënderojmë edhe mediat lokale TV. “Tema” dhe TV “Liria” ,që vazhdimisht përcjellin aktivitetin e shoqatës ,duke e bërë më transparente punën e shoqatës dhe ndihmën e të gjithë donatorëve që dalin në ndihmë me mjete financiare, punë vullnetare dhe duke dhuruar material falas.”- thuhet njoftimin që ofruan për portalin tonë: prointegra.ch, portal ky që prej vitesh përcjell aktivitetin e Feniksit , që deri më tash në një cak kohor prej afro 12 vjetësh ndërtoi 249 shtëpi për familje skamnore dhe kategoritë e familjeve të dëshmorëve, luftëtarëve dhe invalidëve të luftës. Do theksuar se që të dy banesat e përuruara sot ishin të pajisura me mobileje të reja, si edhe shumica e banesave që ndërtohen nga ana e Feniksit, e që individë e firma, falë besimit që kanë te Feniksi i dhurojnë mobiliet.
Vërtetë nuk ka si të mos i falënderojmë edhe ne si portal, drejtuesit e “Feniksit”, Vëllezërit Sopa me ndërmarrjen e tyre “ELI-AB si dhe të gjithë ata që po kontribuojnë në përmirësimin e kushteve të banimit të familjeve skamnore. Anë e këndë Kosovës e madje edhe në Shqipëri.