Albian Ajeti ka shënuar në fitoren e thellë të Baselit, 4-1, ndaj Laussane. Ai kaloi 77 minuta në lojë, derisa Taulant Xhaka zhvilloi tërë ndeshjen.
Tek Laussane, Andi Zeqiri shënoi golin e tij të parë në paraqitjen e tij të tretë për skuadrën e tij. Ai u asistuat nga Benjamin Kololli që kaloi të 90 minutat në fushë, derisa Mersim Asllani ishte në bankën rezervë.
Albion Avdijaj luajti për 58 minuta në humbjen e Grasshopper nga Lugano, 0-1.
Burim Kukeli kaloi vetëm një pjesë në fushë për Sionin duke shënuar autogol, dhe marr karton të verdhë në ndërhyrjen që i kushtoi Sionit me penallti. Pajtim Kasami kaloi 90 minuta në fushë për Sionin duke asistuar në golin e vetëm, derisa Ermir Lenjani u zëvendësua në minutën e 60. Sion humbi nga Luzern me rezultat 2-1.
Edhe Gjelbrim Taipi u zverdh në humbjen 1-3 të St. Gallenit ndaj Zurichut.
Liderët e kampionatit, Young Boys u mposhtën në udhëtim nga Thun me rezultat 3-1.
Renditja pas javës së 17të
- Young Boys 36
- Basel 32
- Zurich 28
- St. Gallen 24
- Grasshopper 23
- Lausanne 19
- Lugano 19
- Thun 18
- Sion 17
- Luzern 17