Shkrimtarja Luljeta Lleshaku një ndër katër finalistët për çmimin “Grinffin” në Kanada

Përmbledhja me poezi “Negative Space” nga shkrimtarja Luljeta Lleshaku, me tre finalistë të tjerë garon për çmimin “Grinffin”, që zakonisht jepet çdo vit në Kanada.

Është e përkthyer nga Ani Gjika dhe përfshin dy libra me poezi “Pothuajse dje” dhe “Homo Antarcticus”. Ndërkaq vitin e kaluar është e botuar në Mbretërinë e Bashkuar nga Boodaxe Book e poashtu edhe në SHBA nga New Directions.

Ky çmim është themeluar në vitin 2000 nga biznesmeni dhe filantropisti Scott Grinffin dhe jepet në dy kategori: për poezinë ndërkombëtare të shkruar apo të përkthyer në anglisht dhe për poezinë kanadeze.

Në letërsi “Grinffin” është nga më të rëndësishmit dhe për fituesin jepen 65 mijë dollarë, e që ndahet në mes autorit dhe përkthyesit, kurse finalistët shpërblehen me nga 10 mijë dollarë.