Shkrimtari i njohur Virion Graçi, kërkon që lulëkuqja me katër petale të bëhet simbol i përkujtimit të gjenocidit në Kosovë

Shkrimtari i njohur shqiptar, Virion Graçi veprat e të cilit janë përkthyer në disa gjuhë botërore, u ka bërë thirrje institucioneve të Kosovës dhe të Shqipërisë që të miratojnë kërkesën e Qendrës “Gjenocidi në Kosovë-Plagë e Hapur” që lulëkuqja me katër petale të bëhet simbol i përkujtimit të gjenocidit në Kosovë.

Ai këtë e ka bërë përmes llogarisë së tij në facebook.

Ja postimi i tij i plotë:

Si njeri dhe si shqiptar kërkoj nga institucionet e Republikës së Shqipërisë dhe të Kosovës të miratojnë kërkesën e Qendrës “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur” që lulëkuqja me katër petale të bëhet simbol unik i përkujtimit të gjenocidit në Kosovë.

Kjo lulëkuqe duhet të jetë simboli i përkujtimit dhe vigjilencës që gjenocidi të mos lejohet kurrë më në Kosovë.