“Shkolla Shqipe” – Zvicër – Njoftim për Aplikim

Për inkuadrimin e mësuesve të rinj në procesin e mësimdhënies të gjuhës shqipe

Të nderuar kolegë/e,

Nisur nga fakti i kërkesave në rritje për hapjen e klasave të reja për mësimin e gjuhës shqipe në Konfederatën Zvicerane, “Shkolla Shqipe” në Zvicër, shpallë konkurs për mësues/e, për pikat shkollore në Kantonin e St. Gallenit: në Altstätten, Balgach dhe në Oberriet.

Kriteret që duhen t’i plotësojnë kandidatët:

  • Të posedojnë lejen e qëndrimit vjetor në Zvicër,
  • Të kenë njohuri elementare në gjuhën gjermane,
  • Të jenë të diplomuar në fushën e mësuesisë në insitucionet arsimore. Përparësi kanë mësuësit e diplomuar në degët gjuhë shqipe dhe letërsi, parashkollor, arsim fillor, pedagogji, histori, gjeografi, muzikë dhe arte të kulturës shqiptare.

Dokumentacioni që duhet të dorëzojnë kandidatët:

  • Kërkesa për aplikim (shtojca bashkëlidhur)
  • Jetëshkrimi (CV – Curriculum Vitae) shoqëruar me një fotografi
  • Diploma (Kopje)
  • Vërtetimet e përvojës së punës
  • Lejeqëndrimi në Zvicër
  • Çertifikatat për kurset e ndjekura (Nëse e posedon një të tillë)

Aplikimi dhe dorëzimi i dokumenteve të cituara më sipër do të bëhet:

  • Në adresën postare:
    “Shkolla Shqipe” në Zvicër
    Oberlandstrasse70,
    8610 Uster
  • Ose të gjitha dokumentet e skanuara në PDF
    Në adresën elektronike (e-mail) të Koordinatorit të “Shkollës Shqipe”:
    vaxhid_sejdiu@hotmail.com

 Afati i Aplikimit është i hapur nga data 20 dhjetor 2021 deri më 15 janar 2022