Shkolla Shqipe Ostermundigen të Bernës shkëlqeu me një program festiv

274

Prej vitesh një nga shkolla me të dalluara të mësimit plotësues në Ostermundigen të kantonit të Bernës, si edhe shumë herë më parë edhe sivjet, më 15 Shkurt 20120, shënoi me një program shumë mbresëlënës 12 Vjetorin e Pavarësisë së Kosovës.

Me këtë rast ishin tubuar prindër, nxënës, por edhe anëtarët e  Shoqatës Kulturore Shqiptare “Bashkimi”, në bashkëpunim me të cilën edhe u organizua ky program festiv, ku në mesin e mysafirëve ishte edhe Konsullja e Republikës së Kosovës në Cyrih, zonj. Shukrije Ramadani. Marrë në përgjithësi, ishte kjo një mbrëmje e bukur festive që u shënua përmjet vjershave të nxënësve të gjitha niveleve si edhe këngëve dhe valleve nga treva të ndryshme shqiptare.
Organizatorët, përmes këtij shkrimi deshën të falënderojnë të gjithë pjesëmarrësit, e në veçanti të gjithë nxënësit që interpretuan shumë bukur, ndërsa që moderimin e veçantë nga Diana, Rioni dhe Erza, tre nxënës të klasës së nëntë të shkollës shqipe në Ostermundigen, për lexim të rrjedhshëm dhe artistik, si dhe Kryesinë e Këshillit bashkë me prindërit dhe Kryesinë e SHKSH,,Bashkimi” për buqetat e luleve si shenjë respekti!
Mësuesja Ida Jashari, një mësuese shembullore, përmes portalit tonë prointegra.ch, ka një faleminderit të përzemërte për të gjithë ata që bashkëpunuan dhe morën pjesë në organizimin dhe prezantimin e këtij programi. Ngase siç thotë zakonisht mësuesja Ida: “Përkrahja e njëri tjetrit na bën më të sigurt dhe më të suksesshëm”, ndërsa ne na mbetet të shtojmë si Redaksi se kur një mësuese angazhohet me tërë qenien për nxënësit e vet atëherë nuk mungon as përkrahja e prindërve por as suksesi i vet nxënësve.

Urojmë që kjo shkollë të shërbej si model edhe për shkollat tjera të mësimit plotësues në Zvicër e gjetiu në mërgatë.