Shembet hoteli në Mitrovicë, një i ri humbet jetën

Në orët e pasdites të së hënës, në Mitrovicë ka ndodhur një fatkeqësi, ku është shembbur nnjë pjesë e Hotel “Adriatiku”, ku për pasojë ka humbur jetën një qytetar.

Në pjesën e shembur ku gjendeshin katër persona, tre kanë arritur të tërhiqen të gjallë, ndërkaq kërkimet për të katërtin kanë vazhduar deri në orët e vona të natës, i cili fatkeqësisht është nxjerrë pa shenja jete. I riu që ka humbur jetën në gërmadhat e hotelit, është një i ri 27 vjeqar nga Mitrovica.

Pas kësaj tragjedie, dita e sotme në Mitrovicë është shpallur ditë zie, në shenjë nderimi dhe dhimbje për të riun që humbi jetën.