43 Vjet nga Themelimi i Lëvizjes Shqiptare për Republikë

Lëvizja Shqiptare – Në vend të hyrjes
Përpjekjet e gjithanshme të rezistencës dhe luftës politike të shqiptarëve në vazhdimësi që nga ripushtimi i Kosovës dhe viseve tjera shqiptare, pas luftës së dytë botërore e tutje, është shprehur përmes veprimtarisë së gjithanshme të forcave politike shqiptare dhe ngjarjeve tjera historike, ndër të tjera, po veçojmë: Nacional Demokratët Shqiptar (NDSH); Lëvizja Revolucionare për Bashkimin Shqiptar (LRBSH); Diskutimet e amendamenteve nga Aktivi i Gjakovës menjëherë pas Plenumit të 6-të LKJ (intelektuale e drejtues të Lidhjes Komuniste të Kosovës – LKK); Festimi edhe në Kosovë i 500 vjetori i heroit kombëtar shqiptar Gjergj Kastrioti – Skënderbeu; …