SH.K.A „Dardania“ përfaqësoi shqiptarët në festivalin e komuniteteve në qytetin e Winterthurit

 

 Në të njëjtën ditë mori pjesë në dy paraqitje: krahas manifestimit në  Winterthur edhe në koncertin «Skënderbeu na bashkon» në Luzern.

Teksti dhe fotot: Shefqet Cakolli

Në vazhdën e aktiviteteve të saja tash në vigjiljet e 30 vjetorit të kësaj qendre kulturore me seli në Winterthur të Zvicrës, vikendin që shkoi, pikërisht më 13 prill, të shtunën e kaluar në „Alte Kasserne“ u mbajt festa.  „Tag der Vielfalt“ (Dita e Diversitetit), e cila njëherësh mund të themi se është një festival i komuniteteve të cilat jetojnë dhe veprojnë në Winterthur me rrethinë, e që kishte një pauzë thuaja se trevjeçare shkaku i pandemisë. Ndërsa që Shoqëria Kulturore – Artistike «Dardania»  ishte me vite pjesëmarrëse, kur kishte edhe emërtime të ndryshme, duke fillua nga „Fata Morgana» e deri sot me emërtimin e ri.

Paraqitje dinjitoze dhe me një gjallëri që zgjoi kureshtje te publiku i mrekullueshëm

Organizatorët e përhershëm; Forumi Interkulturor në Winterthur, në bashkëpunim me qendrën kulturore „Alte Kaserne»  dhe në mbështetje të qytetit të Winterthurit, ku si organizatore merren me të huajt e që kanë bërë përgatitjet me kohë për mbarëvajtjen e kësaj feste tash më tradicionale që tubon shumë përkatësi etnike, me kultura dhe tradita të ndryshme, përmes valles, këngës, instrumenteve, artit, veshjeve dhe ushqimeve të popujve nga e gjithë bota që jetojnë në Zvicër, e posaçërisht në Winterthur, e që historinë e kësaj feste e lidhë edhe këtë shoqëri e cila ka marrë pjesë që nga viti 1995.

Publiku i interesuar edhe për xhirime gjatë paraqitjes së SH.K.A „Dardania“ në Winterthur

Pikërishtë në ora 14:00 filluan kështu festa e madhe me projektet e përgatitura sipas marrëveshjeve të mëparshme, ku edhe përfaqësimi i shoqërisë ka qenë thuaja se në të gjitha mbledhjet deri në realizimin e saj në këtë vikend dhe që vërtetë pati një gjallëri me ushqime, me lojëra e prezantime të ndryshme të grupeve të pjesëmarrësve: Të gjitha këta aktivitete zgjatën deri në ora 18:00 për të vazhduar kështu me programin e mbrëmjes, me paraqitjen e grupeve të valleve dhe këngëve të grupeve pjesëmarrëse.

Një fjalim rasti e bëri kryetari i forumit z. Ali Karadas dhe koordinatores zonja Barbara Tribelhorn, e cila luajti edhe rolin e moderatores gjatë prezantimit të grupeve në skenë. Mbrëmjen e këtij festivali e ndero edhe kryetari i qytetit Michael Künzle, i cili i përshëndeti të pranishmit dhe i falënderoj organizatorët për ftesën dhe mundësin që të gjitha nacionalitetet të shpalosin kulturën e vet, pse jo edhe me ushqime tradicionale.

Kryetari i qytetit Michael Künzle, kryetari i Forumit, Ali Karadas, dhe Barbara Tribelhorn

Rastisi po ashtu që dy kryetarët  ai i qytetit, dhe i SH.K.A „Dardania“, të shkëmbejnë biseda dhe përshëndetje të ngrohta, gati si dy miq që njihen ka here dhe që na viziton thuaja sa herë që shoqëria e fton në manifestime të përvjetorëve të saj, me çka u njoftua edhe për këtë vit, me rastin e 30 vjetorit të themelimit të saj, që do të mbahet më 30 nëntor.

Programi që kishte fillua nga ora 14:00, për të përfunduar në ora 22:00 pati një laramani zhanresh të ndryshme si në valle, në këngë, instrumente, lojëra dhe poezi të kombeve të ndryshme së bashku me ushqime të llojllojshme. Edhe atë duke filluar nga Alevi- Bektaschi me grupin muzikor, shoqatën e grave kurde, valle të fëmijëve tamil, për të vijua me Filipinën , si dhe lojëra fëmijësh me ngjyra mandej vallëzime greke,  me gjuhë dhe si  nga Ukraina, Anglia, Ukraina, Spanja, Somalia, Afganistani, Rumania, Sirilanka, e e përfaqësues të vendeve të tjera.

Gjatë këtij manifestimi nuk munguan as biseda të familjeve shqiptare me Violeten nga Shqipëria dhe ushqimet tradicional të Feime Jashari, e cila ishte prezent në dy projektet nga ora 14:oo dhe nga ora 18:00 në sallën e madhe në kuadër të Shoqërisë Kulturore dhe Artistike «Dardania», e cila po paraqitet me valle si gjithnjë.

Këndi i ushqimeve tradicionale të shqiptarëve

 Kështu që pjesa e dytë dhe festive ishte lënë në mbrëmje edhe ate nga ora 19:00 në sallën e madhe me dekorime dhe binen e rregulluar për paraqitjen e grupeve të vallëzimit, këngës e grupeve të instrumenteve dhe koreve, si dhe paraqitjeve individuale, andaj edhe ishte planifikua me kohë që kësaj here të mos mbetemi deri në orët e vona të natës.

Grupi i vajzave me vallen kosovare

Kështu në një atmosferë festive filluan  pikat dhe prezantimi i grupeve, me një publik të stërmbushur, ku grupet e paraqitura ngjiteshin në skenë sipas programit, duke fillua me grupin e vallëzimeve nga Greqia , mandej grupi i fëmijëve Tamil, për të na ardhë radha e grupeve të Shoqërisë Kulturore dhe Artistike, „Dardania“ , me një prezentim të shkurtër të valleve tona nga koreografja e shoqërisë Arbënore e Dhurata Cakolli dhe Besiana Mazrekaj,  duke e përfaqësur kulturën dhe valle tonë shqipe të thuaja se të gjitha tokave tona, me vallen e vajzave Kosovare të grupit të vegjël, për të vazhdur me vallen Tiranase të grupit të mesëm, dhe për të vijua me grupin e vajzave të rriturave me vallen e Dukagjinit, për ta rrumbullakësuar gjithë programin prej 30 minutash, me grupin e të rriturëve me valle çame, që në një farë mënyre nuk patem edhe konkurrim edhe për nga numri i anëtarëve dhe stilin e valleve por edhe veshjeve të lloj-llojshme që përfaqësuam si veshje burimore të secilës valle veç e veç!

Grupi i mesëm me vallen Tiranase

I gjithë publiku ishte në vëmendje dhe në xhirime nga telefonat e tyre dhe asnjëherë nuk munguan qaste ngazëllimi nga publiku i mrekullueshëm që kishte kohë e nuk kishin rastin të shohin një prezantim kaq dinjitoz dhe kompakt të vlerave tona kombëtare, para gjithë atyre të pranishmëve në sallë, duke përfshirë këtu edhe atmosferën që po mbretëronte në fytyrat e publikut, dhe duartrokitje që po jepnin thuaja se pas çdo përfundimi të valleve tona.

Grupi i të rriturëve në vallen e çame!

Programi vazhdoj me gratë kurde me vallet e tyre,  mandej grupi Alevi. Bektashi, që në radhë të ngjitet në skenë edhe grupi meksikan me një kolorit dhe valle atraktive si që dinë ata, për ta përfunduar me valle të grupit të grave nga Filipinet me një kërcil tradicional të tyre.

Natyrisht se kishte edhe bashkatdhetarë tanë, që kishin ardhur ta përcillnin këtë fest, disa nga ata edhe me fëmijë të veshur në kostume kombëtare, ku në ta vërehej një krenari që po prezantoheshin në mesin e shumë komuniteteve, përfshi edhe atë zviceran e që po duartrokisnin apo edhe shprehën fjalë miradije për paraqitjen e shqiptarëve me kaq madhështi e gjallëri, duke fillua nga më i vogli deri te më i rrituri.

Edhe prindërit që morën pjesë në këtë paraqitje ishin tejet të kënaqur me paraqitjen tonë, duke parë në skenë tash punën e palodhëshme të stafit të shoqërisë, si dhe punën e koreografes Norës, Besianës si dhe asistentja Dhurata, të cilat kishin punua me grupin e fëmijëve, por edhe me të rriturit, prej nga vërehej kujdesi për mbarëvajtjen, për secilën pikë të paraqitjes.

Vlen të theksohet se po të njejten ditë, orkestra e shoqërisë, mori pjesë në koncertin e organizuar me moton „Na bashkon Skënderbeu“ edhe ate me tri pika muzikore, të dy këngëve dhe një valle instrumentale, edhe ate: këngë për Skënderbeun,  kënduar nga Hamit Shillova dhe grupi si dhe këngën për Adem Jasharin, kënduar nga Ekrem Beqiri dhe orkestra!  Përkundër dëshirës së madhe që të jemi në dy vendet për një here edhe me vallëzime, kështu ishin mundësit kësaj here, edhe pse stafi ynë e ka mbështetur këtë iniciativë, dhe ka marrë pjesë në mbledhjet që janë organizua deri sa u bënë përgeditjet e këtij koncerti ku morenë së paku 15 shoqëri e ansamble nga mbarë Zvicra.

Grupi i orkestrës në koncertin: Skënderbeu na bashkon

Winterthur, 18 .04.2024,