Delegacioni i Përhershëm i Agjencisë Ndërqeveritare Panafrikane EAA-WSA pranë Kombeve të Bashkuara, në Gjenevë:
Komunikatë për Media
Sot u bë edhe prezantimi zyrtar i z. Safet Sadiku si këshilltar i ambasadorit z Avni Nasufoski, për Ekonomi dhe Komunikim pranë Delegacionit të Përhershëm të Agjencisë Panafrikane EAA-WSA në OKB, në Gjenevë. Në funksion të përgatitjes së Konferencës ndërkombëtare të 14 tetorit 2025, që do të mbahet në Paris, Ambasadori z. Avni Nasufoski, përfaqësues i Agjencisë Ndërqeveritare Panafrikane EAA-WSA pranë Kombeve të Bashkuara, zhvilloi një takim pune, (për njohjen dhe afrimin e grupeve të punës) në ambientet e Muzeut të Kryqit të Kuq në Gjenevë.
Në këtë ambient pune u pasqyrua me praninë e tyre gjithashtu edhe diversiteti kulturor, pasi në aktivitet morën pjesë 23 përfaqësues nga vende të ndryshme të katër kontinenteve, çka reflektoi dimensionin ndërkombëtar dhe rëndësinë e bashkëpunimit shumëpalësh. Zgjedhja e Muzeut të Kryqit të Kuq në Gjenevë nuk ishte e rastësishme, pasi ofron mundësinë për të parë nga afër një infrastrukturë model, të cilën shumë vende të Afrikës synojnë ta përshtatin në projektet e tyre shtetërore.
Me këtë rast, u bë edhe prezantimi zyrtar i vendimit për emërimin e z. Safet Sadiku si Këshilltar për Ekonomi dhe Komunikim Ndërkombëtar i ambasadorit z. Avni Nasufoski pranë Delegacionit të Përhershëm të EAA-WSA në Gjenevë. Ky emërim është dëshmi e rritjes së rolit të ekspertëve shqiptarë në fushën e diplomacisë dhe të zhvillimit ndërkombëtar, si dhe një kontribut i çmuar në promovimin e dialogut ekonomik, komunikimit strategjik dhe bashkëpunimit panafrikan në nivel global.
Në leximin e këtij vendim u tha:
Kemi nderin të ju njoftojmë se z. Safet SADIKU shërben si KËSHILLTAR PËR EKONOMI DHE KOMUNIKIM pranë Shkëlqesisë së Tij Ambasadorit Nasufoski, Përfaqësues i Agjencisë së Unionit Panafrikan EAA-WSA pranë Kombëve të Bashkuara. Në këtë detyrë, z. Sadiku ofron ekspertizë strategjike për të mbështetur aktivitetet ekonomike dhe të komunikimit të Agjencisë, duke kontribuar në mënyrë aktive në dialogun ndërkombëtar dhe në forcimin e bashkëpunimit panafrikan brenda sistemit shumëpalësh. I pranishëm në këtë aktivitet ishte edhe Ambasadori i Maqedonisë së Veriut në Zvicër, z. Rexhep Demiri, i cili ia dorëzoi vendimin z. Safet Sadiku, duke i uruar suksese dhe bashkëpunim të frytshëm në të ardhmen.
Ai nënvizoi gjithashtu se projektet dhe teknologjitë moderne, përveç përfitimeve zhvillimore, shoqërohen edhe me mbështetje financiare nga fonde të ndryshme ndërkombëtare, përfshirë ato të Bashkimit Europian. Procedurat tashmë janë të qarta në raport ndërmjet kërkesave të një vendi dhe mbështetjes që ofrohet nga fondet ndërkombëtare.
Shtetet anëtare me zyra shtetërore: Benin, Burkina Faso, Burundi, Kamerun, Kongo, Bregu i Fildishtë, Gana, Guinea, Guinea-Bissau, Mali, Mauritani, Niger, RCA, Senegal, Çad, Togo, Egjipt, Etiopi, Gabon, Gambi, Kenia, Liberia, Libi, Madagaskar, Mozambik, Nigeri, Uganda, RDC, Ruanda, Sierra Leone, Sudan, Suaziland, Bashkimi i Komoreve, Zimbabve.
























