Pyetje e përgjigje nga bota e punës në Zvicër

Borxhet: A ka të drejtë Arka e Papunësisë mëditjet e mija t’ia paguajë zyrës përmbaruese?

Unë jam i papunë dhe kam borxhe. Zyra përmbaruese ka ndërmarrë një sekuestrim të pagës, gjegjësisht të mëditjeve. Çka do me thënë kjo saktësisht? Dhe a ka të drejtë Arka e papunësisë që mëditjet e mija t’ia bartë drejtpërdrejtë zyrës përmbaruese?

I PAPAUNË DHE ME BORXHE: Zyra përmbaruese mund të sekuestrojë mëditjet e kompensimit të papunësisë deri sa të shlyhen borxhet. (Foto: Adobe)

Nicole Debrunner: Po. Sekuestrimi i pagës domethënë se, ajo shumë që nga paga e juaj kalon minimumin jetësor, në vend se juve punëdhënësi ia bartë direkt zyrës përmbaruese. Minimumi jetik vendoset nga zyra përmbaruese dhe është e detyrueshme. Sekuestrimi i pagës lejohet të zgjat më së shumti një vit. Nëse borxhet brenda kësaj kohe nuk janë larë, kërkuesi i borxhit mund të kërkoi vazhdimin e kohës të sekuestrimit. Kështu sekuestrimet e pagës mund të zgjatin më shumë se një vit. Pasi që ju merrni kompensimin e papunësisë, arka e juaj e papunësisë dallimin mes kompensimit të papunësisë dhe minimumit ekzistencial ia paguan drejtpërsëdrejti zyrës përmbaruese. Ju edhe ë tutje do t’ju paguhet vetëm shuma e paraparë për të siguruar ekzistencën. Zyra përmbarues di ti përdorë paratë për të paguar pjesërisht apo tërësisht borxhin që ju keni. Nëse ju merrni vetëm një pjesë të mëditjeve mujore, minimumi jetik nuk do të përshtatet proporcionalisht. Sekuestrimi i të ardhurave përfshinë ekskluzivisht vetëm pjesën e pagës që tejkalon minimumin ekzistencial.

(Huazuar nga gazeta e sindikatës Unia të Zvicrës, Horizonte Nr.5, 2022 në gjuhën shqipe, marrë nga Work, i datës 1.7.22)