Në kuadër të manifestimit “Ditët e Agimit”, në Gjilan organnizuan një mori aktivitetesh, kun ë mesin e tyre është edhe Ora e Madhe Letrate “Muza e Agimit”. Në këtë aktivitet jannë paraqitur rreth 20 poet me poezitë e tyre, të cilët hynë nnë garë për të konkuruar për cmimin kryesor.
Cmimin e parë dhe kryesor “Muza e Agimit”, e ka fituar poetja Sadete Tërnava-Osmani. Ajo u vlerësua nga juria në përbërje të Anton Nikë Berisha, Xhylishene Berisha dhe Sehrafedin Kadriu, ndërsa edhe ky aktivitet njejtë sikurse cdo vit tjetër, edhe kësaj here nisi dhe përfundoi me vargjet e Agim Ramadanit.
Manifestimi Tradicional “Ditët e Agimit”, mbahet çdo vit, më 1, 2 dhe 3 Maj, në Zhegër të Gjilanit, në vendlindjen e heroit të kombit Agim Ramadani-Katana, në përkujtim të figurës heroike të komandantit.



















