Ariani i dashur për të gjithë ne
Poezi nga Sami ARIFI
N’perëndim te vëllai isha,
vogëlushin e vëllait aty e kisha!
U gëzua kur na pa,
nga përqafimet s’don me’u nda!
Ariani ishte atëherë fëmijë,
me motërë Zamirën ishin dy !
Tani ka edhe dy vëllezër si yll dritë,
Janisin dhe Luanin që janë n’rritë!
Foto është tani përkujtuese,
n’përqafime ledhatuese!
Me përqafime atëherë ishte n’mes,
babain e axhin i ka n’kujtesë!
Tani Ariani n’profesion punon!
Familjarët i viziton,
për çdo vit vjen n’atdhe!
i dashur është për t’gjithë ne…



















