Solidaritet për Luginën e Preshevës

Një ndeshje miqësore me mision bamirësie:
Solidaritet për Luginën e Preshevës

Siebnen Sz – Një shembull i bukur i bashkëpunimit dhe humanizmit në diasporën shqiptare në Zvicër.

Dje, dy ekipe të të rinjve shqiptarë – një nga rrethi i Zürich-ut dhe tjetri nga Kanton Schwyz – zhvilluan një ndeshje miqësore futbolli, jo vetëm për sport e argëtim, por me një qëllim të madh: mbledhjen e fondeve për të ndihmuar familjet në nevojë në Luginën e Preshevës.

Ky aktivitet u zhvillua në kuadër të veprimtarive të përvitshme të Verein der Humanitären Fond Preshevë, Bujanoc, Medvegjë – Wetzikon, një shoqatë humanitare me seli në Zvicër, e cila prej gati 30 vitesh angazhohet për të ndihmuar bashkatdhetarët në vendlindje.

I pranishëm në aktivitet ishte edhe presidenti i klubit futbollistik të Siebenit, Giuseppe Ferramosca, i cili në fjalën e tij drejtuar publikut tha: “Populli i Zvicrës dhe i Italisë duhet të marrë shembull nga komuniteti shqiptar për mënyrën se si e do atdheun.” Në shenjë falënderimi për mbështetjen e vazhdueshme ndaj Fondit Humanitar, shoqata e nderoi atë me një mirënjohje speciale.

Traditë e gjatë solidariteti

Shoqata nuk është e panjohur për këtë lloj angazhimi. Për vite me radhë, ajo ka organizuar turne dhe ndeshje të ngjashme sportive, duke mbledhur të ardhura që shkojnë për projekte humanitare, kulturore dhe arsimore në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë.
Vitin e kaluar, falë fondeve të mbledhura nga një turne i ngjashëm, shoqata bleu një banesë në Preshevë për një familje në gjendje të vështirë ekonomike. Këtë vit, qëllimi është i njëjtë: të sigurohet një banesë në Bujanoc për një tjetër familje që jeton në kushte të rënda.

Jo vetëm ndihmë individuale, por mbështetje gjithëpërfshirëse

Aktivitetet e shoqatës nuk ndalen vetëm te ndihma për strehim. Për vite me radhë, Verein der Humanitären Fond ka mbështetur:
• Shoqatat që kujdesen për fëmijë me aftësi të kufizuara në Bujanoc e Preshevë.
• Botimin e librave dokumentarë për Luginën e Preshevës.
• Shoqata të tjera kulturore e sportive në atdhe.
Këto janë vetëm disa shembuj të angazhimit të përhershëm për të plotësuar zbrazëtirat ku institucionet lokale nuk kanë mundësi të ndihmojnë.

Një rrugëtim prej gati 30 vitesh: Kush jemi ne?

Verein der Humanitären Fond Preshevë, Bujanoc, Medvegjë me seli në Wetzikon-CH është themeluar me një vizion të qartë: mirëqenien e popullatës në Luginën e Preshevës, përmes ndihmës së drejtpërdrejtë humanitare, sociale dhe zhvillimore.
Në këto tri dekada veprimtarie, fondi ka tejkaluar kufijtë e një organizate thjesht humanitare, duke u shndërruar në një institucion që prek çdo pore të jetës publike në vendlindje.

Në listën e projekteve të realizuara përfshihen:

• Ndihma gjatë luftrave 1997–2001.
• Bursa për mbi 130 studentë nga Kosova Lindore (2002–2024).
• Donacione me mbi 3800 libra për bibliotekat lokale.
• Ndërtimi i mbi 100 shtëpive për familje në nevojë.
• Ndihma për viktimat e tërmetit dhe vërshimeve në Shqipëri.
• Donacione për qendra shëndetësore dhe aktivitete kulturore e sportive.
• Fushata të suksesshme për mbledhje fondesh emergjente – si për shembull, mbledhja e mbi 150 mijë eurove për operimin jashtë vendit të të riut Ervin Halimi.

Qëllimi ynë i përhershëm

Fondi ekziston për të përmbushur nevojat më urgjente dhe për të mbështetur zhvillimin afatgjatë të rajonit, me qëllime të qarta:
• Ndihmë për të varfrit, të sëmurët, të paaftët dhe jetimët në Luginë.
• Mbështetje për qendrat shëndetësore dhe arsimore.
• Projekte në fushën e mbrojtjes së mjedisit dhe zhvillimit të qëndrueshëm.
• Promovim i aktiviteteve vullnetare dhe bashkëpunimit ndërkomunitar.

Vlerat tona

• Neutraliteti politik.
• Respektimi i dinjitetit njerëzor.
• Transparencë dhe integritet në menaxhimin e donacioneve.
• Pavarësi dhe profesionalizëm në realizimin e projekteve.
• Promovimi i arsimit dhe edukimit.
• Sigurimi i ushqimit dhe strehimit për më të varfrit.
• Mbështetje për projektet që i shërbejnë shoqërisë në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë.

Një rrjet i gjerë bashkëpunimi

Puna e fondit nuk do të ishte e mundur pa bashkëpunim të ngushtë me partnerë dhe shoqata të tjera:
• Shkolla shqipe në Zvicër
• Shoqata kulturore Bashkimi Uster
• Shtëpia e Kulturës në Preshevë
• Unionin e Klubeve Shqiptare në Futboll – Zvicër
• Shoqata për Trashëgimi Kulturore për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë
• Rrjete të bizneseve shqiptare në Zvicër dhe Europë
• Bashkëthemeluese e «Lidhjes së Shoqatave të Luginës në Zvicër»

Fondi ka degë dhe bashkëpunëtorë edhe në Austri, Gjermani, SHBA, Belgjikë, Shqipëri dhe Kosovë, përfshirë edhe një degë në vendlindje, duke garantuar mbështetje të vazhdueshme dhe reagim të shpejtë në rast emergjencash.

Drejtimi dhe organizimi

Kryesia e zgjedhur për periudhën 2022–2025 është:
• Adnan Imeri – kryetar
• Skender Destani – sekretar
• Dul Krasniqi – nënkryetar
• Ahmet Bektashi – nënkryetar
• Skender Memishi – zv kryetar
• Faton Qerimi – arkëtar
• Agon Latifi – zv. arkëtar
• Mehmet Jonuzi – anëtarë
• Bujar Ismaili – anëtarë
• Muzafer Ibrahimi – anëtarë
• Avdi Osmani – anëtarë

Si mund të na kontaktoni

Adresa:
Verein der Humanitären Fond
Preshevë, Bujanoc, Medvegjë
Motorenstrasse 100a, 8620 Wetzikon
+41 79 403 06 32
info@fondihumanitar.ch
www.fondihumanitar.ch

Ky është misioni ynë: t’i gjendemi pranë çdo familjeje në nevojë, të ruajmë dinjitetin njerëzor dhe të ndërtojmë së bashku një të ardhme më të mirë për Luginën e Preshevës.