Rezoluta e Bujanit për vetëvendosje dhe shpërngulja e shqiptarëve me dhunë prej Jugosllavisë së Re
Përkundër Rezolutës së Bujanit për vetëvendosjen e shqiptarëve, pas Luftës së Dytë Botërore (LDB), për ardhmërinë e tyre, më se gjysma e trojeve shqiptare me dhunë mbetën nën okupimin e Jugosllavisë së Re.
Shkruan: Sami ARIFI
Konferenca e Bujanit plotësonte kriteret për marrjen e vendineve ngase në pikëpamje të organizimit të luftës kundër pushtuesit Nazi-Fashist ishte në nivelin e duhur që Kosova të jetë si njësi e veçant ndaj Jugosllavisë për të qenë e lirë për vetëvendosje. Pas përgatitjeve të nevojshme Konferenca e mbajtur në fshatin Bujan të Malësisë së Gjakovës, fillojë punimet, më 31 dhjetor të vitit 1943, në Malësinë e Gjakovës, për Konferencën Themeluese të Këshillit Nacional Çlirimtar të Kosovës e të Rrafshit të Dukagjinit.
Për herë të parë në këtë Kuvend morën pjesë përfaqësues të të gjitha nacionaliteteve: shqiptarë, serbë e malazezë. Për të marrë pjesë në Konferencë ishin zgjedhue 61 deputet, por të pranishëm ishin 49, prej të cilëve 43 shqiptarë, 6 serbë e malazezë, ndërsa 3 delegat serbë arritën disa ditë pas përfundimit të punimeve, derisa 2 të tjerë ishin vrarë disa ditë para fillimit të Konferencës. Kishte të tillë, është fjala për serbë e malazezë, edhe se ishin zgjedhur për të marrë pjesë në Konferencë nuk kishin vullnetin për pjesëmarrje. Rezoluta u lexua në gjuhën shqipe dhe serbokroate. Përveç këtyre pjesëmarrësve në Konferencë, vendimet e saja i garantuan edhe aleatët e mëdhenj si: Bashkimi Sovjetik, Anglia e Amerika (Karta e Atlantikut, Konferenca e Moskës dhe e Tehranit).
Këshilli Krahinor Nacional Çlirimtar i Kosovës përbëhej nga 42 anëtarë, kurse kryesia e tij përbëhej prej 9-të anëtarëve. Kryetar i kryesisë u zgjodh Mehmet Hoxha, Rifat Berisha dhe Pavle Jobiçeviq nënkryetarë, ndërsa anëtarë: Zekirja Rexha, Gjevdet Doda, Millan Zeçar, Fadil Hoxha, Ali Shukriu dhe Hajdar Dushi. Konferenca e Bujanit përfaqësoi mendimet e forcave përparimtare të kohës për problemet që i shqetësonin popujt që jetonin në Kosov gjatë viteve të Luftës sē Dytë Botërore (LDB).
Vasa Çubrilloviqi, në Jugosllavinë e Re, pas Luftës së Dytë Botërore (LDB) për pakicat kombëtare e posaçëeisht për shqiptarë bëri elaboratin e tij. Çubrilloviq theksojë se përkrahja e pushtuesve nga pakicat kombëtare, posaçërit e shqiptarëve, e legjitimon shpërnguljen e tyre nga pushteti ynë, përmes dhunës që parashikohet në elaboratin e tij të quajtur „Problemi i pakicave në Jugosllavinën e Re“, ai thekson se për mirëkuptim, shpresat do t’i kemi te Bashkimi vëlla Sovjetik. Ai duke falsifikuar të kaluarën historike vë në pah se hqiptarët shkretëruan në mënyrë sistematike fshatrat serbe, e vërshuan Kosovën dhe Rrafshin e Dukagjinit, Sharrit dhe zbritën në grykën e epërme të Vardarit. Ndryshimi midisë Jugosllavisë Federative dhe Jugosllavisë së Vjetër, kur ishte fjala për shqiptarë nuk egzistonte. Ky elaborat ishte edhe në duar të Titos dhe i ishte dorëzuar Aleksandër Rankoviqit, i cili ishte për nga hierarkia e shtetit funksionar i dytë në administratën dhe politikën shtetërore të Jugosllavisë Federative. Autori i elaboratit Prof. Vasa Çubrilloviqi ishte emruar ministër i Bujqësisë në Qeverinë Federative të Josip Broz Titos, pra, i atij resori që do të organizojë kolonizimin e tokave dhe të pasurive të braktisura të shqiptarëve, pas ndekjeve, shpërnguljeve dhe spastrimeve të shqiptarëve dhe pakicave tjera. Gjatë të ashtquajturit „Aksioni i mbledhjes së armëve, deri në mesin e shkurtit të vitit 1956, operacioni ndëshkimor kishte përfshirë të gjitha vendbanimet shqiptare në Kosovë. Vala e shpërnguljeve vazhdonte përmes ekzekutimeve, ndjekjeve, dëbimeve në mënyrë që shpërngulja të jetë sa më e përshpejtuar. Sekretari i Punëve të Brendshme të Serbisë, më 22 shkurt të vitit 1956, Vojin Llukiq, urdhëroi organet e UDB-së që ta shtrinin aksionin edhe në rajone tjera shqiptare jashtë Kosovës, pra, në ato komuna ku popullsia përbëhej nga sllavë e shqiptarë, por, të përcaktuar që aksioni të jetë i orjentuar decidivisht kundër shqiptarëve. Sipas të dhënave të ca studiusve vetëm gjatë viteve 1953-1960 u shpërngulën më se 238.000 shqiptarë, ndërsa deri në vitet e 70-ta u shpërngulën mbi 412.000 për në Turqi për të vazhuar pastaj me qindra e mijëra shqiptarë pas demonstratave të vitit 1981, duke kërkuar strehim në Evropën Perëndimore, anë e kendë Botës, me shumicë edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.



















