Restaurant ODA – shija e traditës në çdo kafshatë

Vetëm pak kilometra nga qyteti helvetik Schaffhausen, në një hapësirë gjelbërimi zviceran ndodhet “Restorant Oda”. Një vend ideal dhe shumë i frekuentuar. Një pikë ku mysafirë të shumtë ndalen aty për të drekuar, darkuar apo edhe për të kaluar çaste të mira qoftë me familje apo me miqësi. Restoranti tashmë është bërë i njohur me përgatitjen dhe prezantimin e kuzhinës shqiptare. Remzi Rexhepi pronari i saj dhe punëtorët të cilët punojnë aty, jo vetëm që mirëpresin klientët dhe shfaqin kuzhinën e pasur por, ata sikur shfaqin edhe suksesin e shumë bashkatdhetarëve tanë, të cilët me punën dhe përkushtimin e tyre të palodhur kanë arritur vlera dhe vlerësime të larta në shtetet ku jetojnë dhe punojnë.

Pritja dhe mirëseardhja në këtë restorant janë tipike të traditës shqiptare. Prezantimi i kuzhinës dhe përgatitja me shije e ushqimeve shqiptare është një shembull i mirë që na bënë krenar, dhe që të tjerët mund ta njohin gastronominë shqiptare. Klientët mbeten të kënaqur si me ushqimet e shpejta që përgatiten, po ashtu edhe me pastërtinë, finesat dhe çmimet e arsyeshme.

Sapo të keni arritur në restorantin “Oda”, menjëherë do të ndjeni një ndjesi të kuzhinës shqiptare, një ndjenjë e cila të kujton ushqimet e atdheut. Një ambient komod, dhe i rrethuar nga pemët dhe gjelbërimi, jep vlerën e merituar, të asaj që është thënë për këtë veprimtari gastronomie të udhëhequr nga bashkatdhetari ynë Ramiz Rexhepi nga Livoqi i Gjilanit.

Vet emërtimi i restorantit “Oda” menjëherë sikur të thërret diçka me mirëseardhjen, pritjen, ngrohtësisë dhe dashamirësinë vëllazërore. Me të kuptuar se jemi bashkëkombës kamerieri na uron mirëseardhje në gjuhën shqipe, dhe na tregon tavolinën pranë të cilës mund të ulemi. Buzëmbrëmje vere dhe tavolinat në ajrin e pastër duket se janë zgjedhja më e duhur.

Deri sa kalojmë sytë nëpër menynë e begatshme të restorantit dhe derisa përcaktohemi për llojin e ushqimit, pranë nesh ofrohet pronari Ramiz Rexhepi. Ai duke na uruar mirëseardhje, mikpritje dhe dashamirësi na flet sikur të ishim njohur prej vitesh. Ramizin e pyesim për punët, stafin dhe vështirësitë, por edhe për sukseset.

Ramiz Rexhepi, si shumë shqiptar të Kosovës kishte migruar në shtetin e Zvicrës në vitin 1991. Fillimisht, si shumë mërgimtar tanë ishte përballur me vështirësi, por me kalimin e kohës dhe punës së pandalshme ai kishte arritur që ëndërrimet e tija t’i bëj realitete dhe profesionin e tij ta vë në pavarësinë e punës së bashku me familjen. Sot ai ka arritur që bashkë me familjarët e tij të angazhohen së bashku dhe të kenë sukses.

Zelli dhe aftësia e tyre për të ruajtur traditat e mira të jetës së atdheut edhe në vendin e punës janë evidente. Po ashtu, ata kanë arritur që në vendin ku bëjnë jetën të integrohen plotësisht dhe në restorantin e tyre klientët janë nga të gjitha kombet, ashtu siç është edhe jeta e përbashkët e komuniteteve të cilat jetojnë në shtetin zviceran.

Restoranti “ODA” sot është bërë një vend i njohur për gjithë banorët e rrethit por, edhe më gjerë. Aty menyja ka specifikën e vet ngase kryekuzhinieri ka arritur që përvojën e tij më shumë se njëzetvjeçare ta zbatoj në punën konkrete.

Gjithashtu, edhe lista e pijeve është e gjerë. Koktejet klasike e deri tek verërat e njohura janë bërë pjesë e kësaj veprimtarie hoteliere e cila udhëhiqet me sukses nga Ramizi. Pa mëdyshje, se kur ndodhesh në ambiente të tilla, pranë bashkë mërgimtarëve tanë që kanë arritur që traditën dhe gastronominë shqiptare ta shtrijnë edhe në vende të huaja nuk ke si të mos ndjehesh mirë. Andaj sukseset dhe krenaria ndjehet e përbashkët.

Këto virtyte të vyera Ramizi i ka sjellë në këtë veprimtari hoteliere dhe rezultat i kësaj është që vizitorët të prisnin në radhë. Ndërsa ne po çmalleshim e bisedonim duke darkuar me ushqimin shumë të shijshëm përgatitur nga njerëzit tanë.

Në fund ngremë dolli me një gëzuar për sukseset me verën e atdheut “Anadrini” ku pas përfundimit të darkës kamerieri na e solli në tryezën tonë me fjalët: Kjo është nga shtëpia. Ne vërtet u ndjemë në shtëpinë tonë, ani se ishim mijëra kilometra larg atdheut. Takimet e tilla sikur të rimbushin energji dhe optimizëm. Njerëzit sikur Ramizi, Skenderi e të tjerë bëjnë që orët të ikin pavërejtur dhe të ndjehesh mirë për një kohë të gjatë, ashtu siç u ndjemë ne për kohën e kaluar në restorantin shqiptar “ODA” në Qytetin Schaffhausen të Zvicrës. /Alb’swiss TV/

Adresa:
RESTAURANT ODA
Gemsgasse 36,
8200 Schaffhausen

Tel.+41 52 558 64 24
www.restaurantoda.ch