Refugjatët azio -afrikan, pos simboleve të tyre, bëjnë me ëndje edhe shqiponjën tonë!

179

Sot, më 9 Prill 2019, rastisi që të bëj një udhëtim me anije nga Thaliwili në Cyrih , ku edhe takova një grup refugjatë të rinj azio- afrikan, meqë rast njëri nga ta kur mori vesh se jam nga Kosova, kërkoj të bëjmë së bashku një foto me simbolin e shqiponjës!

Teksti e fotot: Rexhep Rifati

U habita kur kërkova nga refugjati aziatik të më shkrep një foto nga aparati im e ai pasi më pyeti se nga jam me ktheu shqip: “Si je?! Si kalon?!”. Ndërkohë desha ta kem edhe një foto me, por për habi  ai kërkoj nga unë që ta bëjmë së bashku shqiponjën.

Djalosh më tha se ai është nga Somalia, por megjithatë e bëri shqiponjë më mirë se unë, madje edhe më mësoi se si bëhet shqiponja! Me sa e pash gjatë komunikimi,  ai thuaja se më mirë dinte shqip se sa gjermanisht! Sakaq më shkoj mendja se sa të rinj të mirë shqiptarë kemi , që nuk ushqejnë kurrfarë racizmi, ndaj edhe ky i riu afrikan duke u shoqëruar me ta ka mësua disa fjalë shqip, sa edhe është bërë adhurues i simbolit tonë kombëtar.

Por edhe njëri nga refugjatët afganistanas gjatë lundrimit nxirrte një shami nga gjepi me ca simbole të vendit të tij dhe e vente aty ku në anije ishte edhe flamuri Zviceran, sikur çmallej në këtë mënyrë me vendin e tij të largët dhe njerëzit e afërme që kishte lënë në atdheun e tij duke valëvitur shaminë tij.

Ndërkaq një zvicerane e re që i sheqeronte këta të ri, vazhdimisht kërkonte që të flisnin gjermanisht, madje më shpjegoi se këta janë refugjatë që kanë ardhur së voni nga vendet e tyre dhe se ndjekin së bashku kursin e gjermanishte në Oerlikon të Cyrihut dhe se ky piknik ishte jo vetëm një relaksim por edhe një përvojë për të nxënë edhe fjalë të reja në gjuhën e vendit ku kanë migruar, për shkak të luftërave krizave ekonomike në vendet e origjinës.

Sakaq këta refugjatë ma kthyen kujtesën kur edhe unë pos si këta azio-afrikanë të ri, vetëm se në moshë më të vjetër, mora rrugën e migrimit, ku edhe gjeta strehim e mbështetje në shtetin helvetik.

Dhe derisa mendja më shkonte te e kaluara jonë e ngjashme me këta refugjatë, anija prente valët e liqenit që përplaseshin në brigjet përplot gjelbërim, ku luhateshin barkat e fluturonin në ajër   pulëbardhat!

Vërtet jeta buzë liqenit është tërheqëse dhe e këndshme, me godina madhështore për anash, por edhe përplot kontraste e sfida si jeta e e ne refugjatëve, pavarësisht nga cili shtet e kontinent vijmë!