Reagim i Kuvendit të Shqipëtarëve të Zvicrës ndaj Intervistës së Marco von Ah, zëdhënës për media i SFV

KUVENDI I SHQIPTARËVE TE ZVICRËS
RAT DER ALBANER DER SCHWEIZ
ASSEMBÉE DES ALBANAIS DE SUISE
ASSEMBLEA DEGLI ALBANESI DI SVIZZERA

Reagim i Kuvendit të Shqipëtarëve të Zvicrës ndaj Intervistës së Marco von Ah, zëdhënës për media i SFV ( Shoqatës Zvicërane e Futbollit)

Komunikatë për media

10.11.2014, Bernë

Zëdhënësi për media i Federatës Zvicërane të Futbollit (SFV) Marco von Ah, në një intervistë pë Sonntagszeitung paralajmëroi se Federata planifikon që në fazen e ardhshme përgaditore të ekipit kombëtar të zvicrës, që fillon me 10. Nëndor 2014, ti tematizoj disa sjellje dhe efektin që kan ato sjellje të lojtarëve të ekipit kombëtar. Asrye për këtë është gjesti i shqiponjës i bërë nga lojtarët me prejardhje shqipëtare të kombëtarës zvicërane. Sipas SFV ky gjest duhet parë si problematik, pasi që Federata është politikisht e pavarur. Te një pjesë e tifozëve vendas ekzistion qëndrimi, se golat nuk duhen festuar me shenjen e shqiponjes, as në kombëtare e as në klube.

Kjo deklaratë e zëdhënësit të Federatës Zvicërane të Futbollit shkaktoj tek ne brengë dhe indinjatë, prandaj si përfaqësues të komunitetit shqipëtar në Zvicër, dëshirojm të reagojmë si vijon:

Federata Zvicërane e Futbollit duhej ta dinte, se gjesti i bërë me duar të palosura në formë të shqiponjës dykrenare, është një trend modern i gjeneratës së re të lindur pas vitit 1990. Kjo shfaqje nuk përmban asgjë politike, nuk është e drejtuar kundër askujt dhe nuk është për askend ofenduese, prandaj edhe nuk duhet ta pengoj askend. „Shqiponja valavitëse“ është më shumë një shprehje e gëzimit dhe është simbol i identitetit shqipëtar të „sekondove“ (gjenerata e dytë e migracionit shqipëtar) dhe e lojtarëve të klubeve dhe të kombëtarës zvicërane që kanë prejardhje shqipëtare.

Kuvendi i Shqipëtarëve të Zvicrës është kategorikisht kundër, që një përshëndetje e tillë e thjeshtë dhe e pafajshme, që në vete ngërthen elemente shqipëtare, tani të „problematizohet politikisht“, të demonizohet dhe të dëbohet nga jeta publike. Në fund të fundit SFV me këtë qëndrim kontribon në krijimin e opinionit publik, se kinse një pershendetje e tillë qenka diçka e keqe që duhet ndaluar. Kush e paraqet një përshendetje të tillë si një „problem politik“, vepron vetë politikisht, e shtrembëron realitetin dhe polemizon në vend të gabuar, duke harruar problemet e verteta te shoqërisë dhe të futbollit.

Disa futbollistë me origjinë shqipëtare i palosin duartë në formë të shqiponjës, pasi të kenë shënuar gol. Në vend që ky gjest të interpretohet si diqka që lojtarëve u jep krah që të shenojn gola dhe të jenë të sukseshëm,  federata dhe fatkeqësisht edhe një pjesë e shoqërisë zvicërane e shohin këtë si një „problem politikë“.

Shtatë  futbollistët zvicëran me prejardhje shqipëtare janë shum të dashur nga opinioni publik zvicëran, ata kan vendosur që të luajn për kombëtaren zvicërane, e nderojn dhe e këndojn hymnin zvicëran dhe luftojn per ngjyrat e zvicrës. Ata jan bartës dhe popullarizues produktesh,  ambasador dhe shembuj për të rinjtë. Me angazhimin e tyre të palodhshëm dhe me golat e tyre kan shaktuar mahnitje te publikut, që u pa edhe gjat kampionatit botëror në Brazil. Liga zvicërane e Futbollit dhe kombëtarja zvicërane për shkak te këtyre lojtarëve kan tifoz të shumtë në tërë hapësirën shqipëfolëse në Ballkan.

Shpresa e klubeve dhe e kombëtares zvicërane jan të rinjtë, prandaj karriera e suksesshme e Xhakës, Kasamit, Shaqirit dhe të tjerëve, kan motivuar me mijëra të rinjë shqipëtar që të paraqiten në klube dhe të luajn futboll. Në vend të vendosjes së rregullave se si duhet gëzuar golave, do të ishte më mirë sikur SFV ti motivonte këta të rinjë që të mirren me qështjen e identitetit të tyre.

Një ndalesë e mundshme e kësaj përshendetje do të thotë edhe mospranim të identitetit të dyfisht të këtyre lojtarëve. Identiteti i dyfisht i lojtarëve dhe „sekonodove“ shqipëtare është realitet që duhet konsideruar dhe respektuar, siq është realitet suksesi të cilin këta të rinjë me shumë mund e kann arritur në sfera të ndryshme të jetës në Zvicër.

SFV duhet tia spjegoj komunitetit shqipëtar në zvicër, se në çka konsiston „problemi politik“ i kësaj përshendetje.

Shpresojm se thëniet e zotit Marco von Ah në Sonntagszeitung të jenë vetëm mendime të tij, sepse një ndalesë e kësaj forme të pershendetjes me të cilën identifikohet komuniteti shqipëtar në Zvicër, godet jo vetëm lojtarët, por do të thotë edhe stigmatizim, perjashtim dhe diskriminim të komunitetit shqipëtar të Zvicrës në terësi.

Rregulla për ndalimin e përshëndetjes në formë të shqiponjës është stigmatizuese dhe selektive, në të kundërten do të duhej ndaluar edhe shumë gjeste tjera në fushë të futbollit të cilat nuk jan „ korrekte politikisht“. Kjo ndalesë është diskriminuese, sepse është e drejtuar kundër lojtarëve shqipëtar dhe kundër një pershendetje e cila ka karakter shqipëtar, dhe është inkriminuese sepse një gjest banal të shprehjes së gëzimit e shëndrron në një akt për të cilin duhet turpëruar pasiqë qenka i ndaluar.

Në futbollin zvicëran ka probleme më të mëdha dhe më brengosëse, siq jan huliganizmi dhe vandalizmi para dhe pas lojrave, të cilat duhen trajtuar. Pershendtja me shqiponjen dykrenare nuk eshte kurrfar problemi, prandaj nuk duhet instrumentalizuar.

Prandaj kerkojm nga ju: Lerini lojtarët shqipëtar ti festojn golat ashtu siq duan, me rendesi është që të shenojn gola.
Kuvendi i shqipëtarëve në Zvicër do ti percjell zhvillimet e metutjeshme edhe pas 10. Nëndorit 2014 dhe sipas nevoje do të veproj.
Kuvendi i Shqiptarëve të Zvicrës

Për më tepër informata:
Jeton Kryeziu, Kryetar, Nat. 079/ 732 62 73, E-mail: jkryeziu@kdavocats.ch
Avni Binaku, Zëdhënës, Nat. 078/ 804 44 06, E-mail:  avni.binaku@gmail.com