Pyetje e përgjegje nga bota e punës në Zvicër – Dëftesa e punës

37

Dëftesa e punës: ç ‘duhet bërë nëse firma kundërshton a lëshojë atë?

(Philip Thomas nga sektori juridik i Unia përgjigjet në pyetjet Tuaja nga bota e punës.)

Unë kam ndërruar vendin e punës dhe kam kërkuar nga ish firma ime një dëftesë pune. Edhe përkundër kujtesës së përsëritur që ia kam bërë firmës, megjithatë ende nuk kam marrë dëftesën. Unë kam të drejtë në dëftesë pune, apo jo?

NË ÇDO RAST: Nëse e ndërroni vendin e punës, gjithmonë keni të drejtë në dëftesë pune nga firma juaj e mëparshme. (Foto: Fotolia)

Philip Thomas: Po. Pas përfundimit të marrëdhënies së punës, firma e juaj e mëparshme duhet tua lëshojë një dëftesë pune. Bazuar në të drejtën obliguese ju keni të drejtë ligjore për dëftesë. Pasi deri më sot nuk keni marrë dëftesën tuaj të punës, atëherë mund të përpiloni vet një propozim dëftese pune dhe informoni shefin apo shefen tuaj të mëhershme se do ta padisni, nëse nuk ua dërgon dëftesën e punës. Nëse nuk arrihet marrëveshja, duhet të ndërmerrni hapi ligjor. Fillimisht duhet të nisni një procedurë pajtimi dhe nëse aty nuk arrihet pajtimi, duhet të thirrni gjyqin kompetent. Në një rast të tillë më së miri është të drejtoheni tek sekretariati i Unia të regjionit tuaj. Aty ju ndihmojnë më tutje.

Work, 16.12.2018 (huazuar nga shtojca e gazetës së sindikatës Unia Horizonte Nr. 1/ 2019 në gjuhën shqipe)