Në mesjanarin e vitit 2022, ka dalë numri i ri i revistës kulturore “Akademia”. Edhe këtë herë në “Akademi” do të mund të lexohen shkrime të ndryshme si ese, tregime, poezi, kritikë, studime, shkrime për dramën, gjuhën, arkivistikën etj.
Në faqet e revistës kanë zënë vend emra të njohur tregimtarësh si Aziz Nesin, Dino Buzati, poeti i mirënjohur Xhevdet Bajraj, e emra tjerë si Iljaz Bobaj, Adem Gashi, Bekim Lumi, Blerina Rogova Gaxha, Berat Dakaj, Bekim Muhaxheri, Uran Krasniqi, Majlinda Sinani Lulaj, Uran Krasniqi, Blerim Rreci, Desantila Qerimaj, Albin Mehmeti etj.
Në kopertinë janë vënë punime të piktorit dhe karikaturistit vlonjat me famë botërore Agim Sulajt, duke ia shtuar sharmin dhe shijen revistës, që këtë herë është voluminoze dhe përbëhet prej rreth 700 faqesh, nëpër të cilat lexuesi ka mundësinë të zgjedh e përzgjedh atë që e tërheq dhe i intereson më shumë.
Dalja e Revistës “Akademia” vazhdon të mbesë ogur i mirë se kultura nuk po lihet anash nga njerëzit vullnetmirë dhe dashamirët e saj.