Pse regjimi jugosllav ende ia mohon të drejtat shqiptarëve

Për ata që nuk e kanë ditur, kjo shtëpi e bukur dhe me finesa, është shtëpia e Ferhat Bej Dragës nga Mitrovica, e cila gjendet në Bulevardin Ilinden në Shkup.

Ferhat Bej Draga ishte deputet i Xhemjetit në Parlamentin e Jugosllavisë së Versajës dhe shquhet si personalitet, i cili mbrojti me vendosmëri të drejtat e shqiptarëve.

Draga u vra nga komunistët gjatë Luftës së Dytë Botërore, derisa pas luftës, shtëpia u konfiskua nga regjimi i Jugosllavisë komuniste, e cila u quajt Shtëpia e Pionierëve dhe këtë status e ka edhe sot.

Sipas shumë të dhënave janë paraqit trashëgimtar nga trungi i Dragajve, për marrjen e shtëpisë në pronësi, por një gjë të tillë shteti maqedonas nuk lejoi, duke thënë se nuk kanë bazën e fort për të trashëguar (tapisë). Pra iu mohua një e drejt e pamohueshme familjes Draga.

Dhe si përfundim shtëpia me fletëpronësi i takon shtetin maqedonas (RMV).

Jo vetëm kaq, edhe sa objekte tjera të personaliteteve historike-shqiptare iu është mohuar një e drejt e tillë, si ps: rasti me shtëpinë e Hasan Prishtinës në Selanik…

Por duhet hapur procedurë pas procedure (trashëgimore) duke specifikuar se duhet të hapen letrat dhe jo të heshtet prona.