Ky organizim shqiptar, në shkresën e tij potencoi se aktualisht në Turqi jetojnë rreth 5 milion shqiptarë dhe se është turp që Kosova te tregohet në kufijtë e Serbisë, ndaj edhe duhet të përmirësohet ky gabim, gabim ky që u evitua pas dy ditësh
Korrespondencë nga Lidhja e Rinisë Shqiptare në Turqi
Lidhja e Rinisë Shqiptare në Turqi këto ditë korri një sukses bukur të madh duke organizuar një protestë me dërgimin e e-mailave kanalit televiziv CNN-TURK programit të Ditari i Kohës” ku në hartën ku jepej koha-moti Kosova dhe Mali i Zi tregohej në kufijtë e Serbisë.
Lidhje e Rinisë Shqiptare e shkroi një tekst ku shkruante se në Turqi jetojnë rreth 5 milion shqiptarë dhe është turp që Kosova te tregohet në kufijtë e Serbisë dhe duhet të përmirësohet ky gabim. Pastaj nën udhëheqjen e rinisë dhe mbështetjen e të tjerëve filloi dërgimi i e-mailave kanalit televiziv dhe si përfundim pas dy ditësh kanali televiziv bëri përmirësimin duke e ndarë Kosovën dhe Malin e Zi nga Serbia në kufijtë e tyre si shtete të pavarura.
Pas përmirësimit të këtij gabimi Lidhja e Rinisë Shqiptare dha këtë njoftim në mediat sociale, se Lidhjen e Rinisë Shqiptare e ka themeluar Qendra Kulturore e Kosovës e cila është në kuadër të Ministrisë së Diasporës dhe Investimeve Strategjike të Kosovës, porse Lidhja e Rinisë Shqiptare aktivitetin e saj e zhvillon në mënyre të pavarur.
BASHKIMI BËNË FUQINË
I përgëzojmë dhe i falënderojmë së pari gjithë të rinjtë dhe të mëdhenjtë tanë që na mbështeten duke marrë pjesë në protestën me datën 27 Maj 2019 ditën e Hënë duke dërguar e-maila drejtuesve të kanalit televiziv “CNN-TURK programin Ditari i Kohës” ku në hartë tregohej Kosova dhe Mali i Zi në kufijtë e Serbisë duke mos e njohur pavarësinë e Kosovës. Ne jemi krenarë që kemi të drejtë.
Lidhja e Rinisë Shqiptare në Turqi