Edhe një ekspozitë e piktorit Ali Sinani në Cyrih

106

Sot pas dite në Cyrih u hap ekspozita e dy piktorëve të dalluar:  piktorit akademik Ali Sinani me banim në Zvicër dhe Profesor doktor Fehim Huskoviqit, që jeton dhe ligjëron në Shkup.

Teksti dhe fotot Rexhep Rifati

Piktori Ali Sinani vjen në Cyrih pas disa ekspozitave të suksesshme në vendet perëndimore përfshi muaj më parëe dhe Luvrin ku në një ekspozitë kolektive pati 6 punime. Përndryshe edhe këtu në Cyrih Ali Sinani ka pas edhe dy ekspozita të pavarura si dhe disa kolektive në Zvicër. Në Maqedoni, në Shkup e Tetovë po ashtu ka pas ekspozita të pavarura.

ka pas tri ekspozita personale, ndërsa që ka marr pjesë edhe në disa kolektive, ku punimet e tij perherë kanë tërheq vemendjen e artdashësve jo vetëm shqiptarë por edhe atyre zviceranë e të tjerë.

Dy –tri fjalë. për piktorin Ali Sinani, Ai është me prejardhje nga fshati Dobërdoll i Gostivaritr dhe i diplomuar në akademinë a artit në Shkup, ku edhe ka magjistruar. Ndërsa me banim është në St.Gallen.

Që ditën e parë , në hapje në galerinë e arteve që Keller Galeri , Selnaustrasse 15 / 8001 Zürich , pati një numër vizitorësh, kryesisht zviceran e shqiptarë.

Autori i dytë që kishte ekspozuar, Profesor doktor Fehim Huskoviqit, nuk kishte mund të udhëtojë nga Shkupi, ngase ishte i zënë me ligjërata.

Përndryshe ekspozita do të jetë e hapur deri më 30 Qershor 2019 dhe ka karakter shitës.