Ftesë
Ju ftojmë në promovimin e librit “Agimi i Lirisë” të autorit Bedri Tahiri.
Promovimi bëhet me rastin e 27-të vjetorit të rënies Heroike të Dëshmorit Agim Rrahim Ramadani.
Kjo ngjarje organizohet nën patronazhin e Shefit të Misionit Konsullor të Republikës së Kosovës në Cyrih, z. Vigan Berisha, në bashkëpunim me Lidhjen e Krijuesve Shqiptarë në Mërgatë (LKSHM).
Data: E shtunë, 20 Shtator 2025
Ora: 15:00
Adresa: Konsullata e Republikës së Kosovës,
Eugen-Huber-Strasse 19A, 8048
Prania juaj do të ishte nder dhe mbështetje për autorin dhe letërsinë tonë.
Për shkak të numrit të kufizuar të ulëseve, Ju lutemi të konfirmoni pjesëmarrjen në:
consulate.zurich@rks-gov.net
Ju mirëpresim,
Konsullata e Republikës së Kosovës në Cyrih



















