Presidentët Begaj e Mattarella mirëpriten te Hora e Arbëreshëve në Sicili

( Apo :Hora e Arbëreshet: Tokë italiane, por ku frymohet arbërisht)

Presidenti Bajram Begaj, pasi e cilësoi Horën e Arbëreshëve si qytet simbol për kulturën dhe trashëgiminë arbëreshe i ftoi shqiptarët që të vizitojnë arbëreshët gjatë udhëtimeve të tyre në Itali dhe propozoi që shkollat shqiptare të përfshijnë në kurrikulën e tyre edhe vizita në vendbanimet e arbëreshëve për njohjen dhe edukimin e brezit të ri me trashëgiminë dhe krijimin e lidhjeve personale me arbëreshët.

Shkruna Dr. Ornela Radovicka

Mirë se na erdhët President i Shqipërisë dhe i Italisë në Piana Degli Albamesi!

Mirë se na erdhët President Matarella!

Këtu në Hora flitet Arbërisht, në shkollë gjuha arbëreshe është 1 orë në jave,

dhe në të gjithë Italinë arbërishtja nuk është në kurrikulat shkollore!

Sot, më 18 \10 2024 në qytezën e bukur në Hora të Arbëreshëvet\ Piana degli Albanesi ,takohen presidentët e dy shteteve:  ai i shtetit Italian Z. Matarella dhe i Shqipërisë  z. Begaj.

Në Itali janë renditur 52 vendbanimet e botës arbëreshe që ndodhen në shtatë rajonet e Italisë, Molise dhe Abruzzo, Kalabria, Campania, Puglia dhe Siçilia dhe pa hezitim do të shtoja 10 mijë arbëreshë në Torino.

Kur flitet mbi arbërshët në situatat politike, mëndja më shkon menjëherë te mësimi i gjuhës në kurrikulat shkollore në gjashtë krahinat e Italisë. Në Sicili  gjuha arbëreshe studiohet vetëm me kohë të pjeshme rreth një orë në javë, kurse në krahinat  e tjera ligji 482\ 99 jep mundësinë e arbërishtes të studiohet jashtë kurrukulave.

Krytarin e Bashkisë Z. Rosario Peta, kam patur rastin të jem takuar në evenimente të ndryshme, mendoj dhe jam e bindur se temën për mësimim e gjuhës arbëreshe në shkolla  e ka përzemer dhe prej kohësh e mbështet  atë nismë që gjuha arbëreshe të jetë e detyrueshme në kurrikulat shkollore dhe me kohë të plotë.

I nderuar z. Peta.

MNëpër mjetë mas media njoftohemi që keni thirrur Kryetarët e bashkive të shumë krahinave arbëreshe, dhe kjo gjë iu nderon se mbani të bashkuar botën arbëreshe, por nuk mohoj edhe faktin se do të ishte mirë të ftonit edhe intelektual si Gjuhëtar, Historian, arkitekt, seps ishte rasti më i mirë që në një farë mënyre të shtoheshin në mënyrë të drejtpërdrejt problematikat që ka bota arbëreshe,  dhe në primis ajo e gjuhës, gjë e cila nuk mund të mbulohet nga kryetarët e bashkive,  duke ditur që mbi 80% e kryetarëve të bashkive nuk flasin gjuhën arbëreshe.

Keni rastin që presidenti  i Republikës së Italisë  z. Matarella Sergio është me origjinë Palermitan  dhe gjatë karrjerës së tij  ka pasur  edhe shumë miq arbëresh.

Me siguri që njeh shumë mirë edhe historinë e shumë figurave që i dhanë shtetit italian. Përmend   inxhinjerin Luigji Giura i cili  ndërtoi urën e parë pezull në Itali dhe të dytën në Europë, Vicenzo Torello, ishte babai i gazetarisë në Mbretërinë e Napolit, Pasquale Baffi ishte njëri prej intelektualeve më të kërkuar në mbretërinë e Napolit dhe në Europë për përkthimet nga greqishtja e lartë?

Mendoj se shteti Italian nuk duhet të harrojë kurrë rolin e Arbërshëve me Graribaldin, pavarësisht se çfarë përfundimi pati ai, por nëse kemi një Itali me një territor të bashkuar kjo është edhe falë Arbëreshëve.

Prandaj kur flasim për minoranca linguistike nuk mund të trajtohen arbërshët njëlloj si pakicat e tjera minoritare, ku edhe atyre nuk duhet mohoet e drejta për mësimin e gjuhës mëmë, por arbëreshët për kontributin e tyre të veçantë, per gjuhën që flitet ende pas 600 vjetësh,  duhet të ndihen dinjitoz që gjuha e tyre më e vjetër në europë  të studiohet

Le të njohim disi edhe në mënyrë empirike këtë Sicili të arbëreshëve, Piana degli Albanesi, Hora e Arbëreshvet.

Arbëreshët e Horës janë të mbrekullueshëm

Askush më mirë se ta dinë të presin vëllezërit shqiptar.

Sicilia është e bukur, por Piana degli Albanesi dhe të katër qyrezat arbëreshe brënda saj janë të mbrekullueshme.

Piana është e zhytur në ngjyrat e arit dhe smeraldit dhe në rrënjët e saj ajo mbetet një “grua fisnike”.

Për të gjithë ata që zbulojnë për herë të parë botën arbërore, lind pyetja:

Pse jane keta arberesh ne Itali?

Shkaku kryesor ka qenë gjithmonë emigracioni,  dhe ato mund të klasifikohen në tre grupe

  1. Emigrimi ushtarak (shumë stratiotë vinin nga gadishulli ballkanik shqipfolës)
  2. Emigracioni ekonomik, le të kujtojmë të ashtuquajturin; vreshtat e Durrazos në Siçili, edhe pse një emigrim sporadik.
  3. Emigrimi masiv, gjatë pushtimit osman, në gadishullin ballkanik… përfshirë këtu situatën tragjike pas vdekjes së Skënderbeut (1468) dhe pas rënies së koronës dhe qyteteve të tjera të Peloponezit në duart e turqve osmanë.

Shpërnguljet e arbëreshëve në Itali variruan nga viti 1416-1743

Le të bëjmë një hap prapa në histori për të kuptuar se si ishte Sicilia në atë epokë..

Pas luftërave të Mbrëmjes (1282-1302), shumë zona në fshatrat e Siçilisë u shpopulluan, siç kishte ndodhur në Mezzojuso, Palazzo Adriano, Piana degli albanesi  dhe në pjesën perëndimore të ishullit, vendet ishin pak të populluara.

Henri Bresc shkroi: “Një zonë , krejtësisht e zbrazët, e cila përfshin çifligjet e kryepeshkopit të Monreales, të manastireve të mëdha dhe të disa familjeve të aristokracisë që banojnë në Palermo. Kështjella të rralla Cala-ta-Mauro, Cala-ta-Trasi, Misil -meri, cefalà, Margana) disa “kasolle”, ku punëtorët e bujqësisë gjejnë verë dhe shpenzojnë rrogën e tyre,  fshatra bosh nga njerëz”…

Një situate dramatike!!!!!

Situatai ndryshon  në fund të vitit 1467,  me ardhjen e disa burra fisnikë dhe trima mbërritën gjithashtu në Siçili: Pietro Emanuele Pravatà, Zaccaria Groppa, Pietro Cuccia dhe Paolo Mànesi, të cilët u rekomanduan ngrohtësisht nga mbreti Ferdinand i Napolit…

Zaccaria Groppa me Giorgio Mirespia u vendosën në Palazzo Adriano.

Despotët Chernojevich në S. Angelo Muxaro,

Elia Mallisi në Arqipeshkëv Piana dei albanesi

dhe Paolo Mànes u ribashkuan me bashkatdhetarët e tij në pronat e Menzel Iusuphi

Me ardhjen e tyre refugjatët u përballën me një situatë dramatike në Siçili të atyre kohërave..

1- Shkak i murtajës së vitit 1347 dhe malaries që çoi në përgjysmimin e popullsisë, duke lënë shumë vendbanime të shpopulluara dhe të braktisura.

Me ardhjen masive të emigrantëve u popilluan këto ferma dhe toka të braktisura…

Vendbanimet mund të ndahen

1- Grupe emigrantësh që u vendosën në ferma të shpopulluara.. dhe këtu  emigrantët shqiptarë gjetën popullsinë vendase.

2- Grupet e emigrantëve që themeluan të ashtuquajturat vendet ex novo..

Kështu lindën kolonitë e para shqiptare në Siçili.

– Palazzo Adriano, i themeluar nga një grup epirotësh të ardhur nga Bissiri afër Mazzara.

– Kontesha Entellina, e themeluar nga refugjatë shqiptarë dhe refugjatë nga Peloponezi, me akte të vitit 1520, megjithëse ardhja e parë daton në vitin 1450.

– Mezzojuso, e ripopulluar nga një grup tjetër shqiptar nga Bisiri, i cili vendosi kapitullime me manastirin e San Giovani degli Eremiti në 1501

Piana Arcivescovo (e tanishme Piana degli Albaniani), e themeluar nga refugjatët shqiptarë, të cilët nënshkruan Kapitullimet në 1488 me kryepeshkopin e Monreales.

Sipas Giuseppe Schirò, refugjatët erdhën nga rajoni i      Epirit të Shqipërisë, Himara e deri në Delvinë, dhe më vonë  pati dyndje pas vdekjes së Skënderbeut, si dhe presionit turk në Ballkan, ky fluks që mbërritën deri në Piana,  erdhën  nga Peloponezi.

– Një tjetër vendbanim i ri ishte  Biancavilla, e themeluar nga refugjatë shqiptarë të ardhur nga Gadishulli Ballkanik rreth vitit 1489.

Kishte edhe katunde të tjera si;

San Michele di Ganzeria, kapitujt 1534,

San Angelo Muxaro, 1534

Shën Kristina e Gelës, 1691

Këto vendbanime rrjedhin përkatësisht nga qytetet; Mezzojuso, Palazzo Adriano dhe Piana degli Albanesi.

 Lindja e vendbanimeve çoi në vendosjen e marrëveshjeve të reja….

Jemi në Piana degli Albanesi dhe prandaj flasim pak për marrëveshjen që u nënshkrua mes Guvernatorit dhe Prokurorit të Përgjithshëm të Kryepeshkopit të Monreale, Giovanni Borgia, Nicolò Trulenchi.

DHE përfaqësuesit e bërthamës shqiptare Giovanni Barbato, Pietro Bua, Giorgio Golemi dhe Giovanni Schirò, në emrat e tyre dhe të shokëve të tyre që mungojnë.

Le të kujtojmë disa elementë nga akti i shprehur në kontratën e 30 gushtit 1488. Duke e lexuar më lindi ideja se Piana degli Albanesi, në atë kohë, organizohej si SPECIA E një federate të pavarur, ose më mirë funksiononte si qytet shtet..

Nga ky akt veçojmë të drejtat e tyre

E drejta për të ndërtuar shtëpi, për të mbjellë vreshta e pemë, për të mbjellë tokat… pra një e drejtë për një ekonomi pothuajse të pavarur, por edhe për të mbajtur  gjelbërimin…

Këta arbëresh ishin aq të evoluar sa në aktin e tyre shkruhej e drejta e identitetit të tyre pra e drejta e gjuhës, dhe e besimit… e drejta të ushtronin ritin e tyre, ritin grek (bizantin). dhe per kete arsye zyrat publike duhet te ziheshin  vetem  nga qytetare arebersh te ritit grek.

Ky privilegj qëndroi në fuqi deri në vitin 1819 dhe i lejoi popullsinë arbëreshe të Pianës  të mbronin traditat e tyre etniko-gjuhësore dhe mbi të gjitha fetare.

Ju ishte dhënë e  drejta e levizjes se lire me arme.. dhe jo vetem kaq por edhe e drejta që mund të linin këtë ngulim pa patur asnjë ndëshkim. Në akt  pengohej  hyrja e te huajve..Popullsisë jo arbërshe iu lejohej të hynte në vendbanimet arbëreshe vetëm në ditët e para të shtatorit, gjatë festimeve për nder të Shën Mërisë.. E mrekullueshme, Jo!!!! ..Një i huaj i sapoardhur siç ishin arbërreshët  të  konsideronte popullsinë vendase të huaj..

Në ndërgjegjen e tyre ishte teorema. Të integruar Po, por jo të asimiluar..!!

Arbëreshët e Piana degli Shqiptari ishin njerëz punëtorë

Menjëherë Piana u kthye në kantierë ndërtimi.Lindën infrastrukturat e para, bërthama e parë e qytezës… U formuan lagjet S.Vito, S.Giorgio dhe S.Demetrio dhe gjatë shekujve XVI-XVII edhe ndërtimi i objekteve të kultit . U ndërtuan ndërtesa, në atë mënyrë që t’i jepnin forcë shëtitore  Gjergj Kastrioti . Qyteti përfundoi projektimin e tij në fund të shekullit të shtatëmbëdhjetë, aq sa gjatë gjithë shekullit të 18 planimetria  u zhvillua sipas skemës së shekullit të pesëmbëdhjetë

Sa vizionar ishin keta arberesh. Arrinin te parashikonin me shekuj, zbatonin planimetri shekullore..!!!

Populli arbëresh është i lidhur me besimin.

Katedralja e Shën Dhimitrit MegaMartir në 1493 në stilin e vonë barok. Brenda ka afreske të artistit Pietro Novelli. Kishës i është  aneksuar Seminari greko-shqiptar dhe selia e Eparkisë së Piana degli Albanesi e themeluar në vitin 1734.

Kisha e Maria Santissima Odigitria,

Në absidën qendrore gjendet një simulakër imponuese, që i atribuohet Serpottës, e cila vepron si bazë dhe kornizë për ikonën e nderuar të Maria Santissima Odigitria, e cila, sipas traditës, u soll në Siçili nga refugjatët shqiptarë nga gadishulli Ballkanik.

Në vitin 1733 pranë kishës u ndërtuan ndërtesat e Kolegjit të Marisë.Ndër veprat me vlerë të kësaj kishe, dallohen stemat e familjeve të ndryshme patriciane shqiptare, si Schirò, Matranga dhe Schiadà.

Më pas, le të kujtojmë kishën rurale të Maria SS. Adolorata, është një nga kishat me të cilën popullsia e Piana degli Albanesi është shumë afër.

Kishën e San Giorgio

Duke ecur përgjatë gjithë kursit, në Via Barbato, qëndron kisha e San Giorgio Megalomartire, më e vjetra në Piana degli Albanesi. ndërtuar në vitin 1493.

Statuja e Shën Gjergjit që shpon dragoin është një nga veprat më të riprodhuara në gdhendjen e “brezit”, të veshjeve tradicionale të grave. Në të ka një mbishkrim të shkruar në gjuhën shqipe: Unë jam drita e jetës, kush vjen prapa meje ka të jetë e errët. ..brezi, simbol i brezit.. por edhe shenjë e elegancës dhe sensualitetit të femrës arbëreshe.

Në fasadën e kishës gjejmë stemën, e cilësuar si stema e arbëreshës.

Në stemë shfaqen kallinjtë e grurit. Sipas disa studiuesve simboli do të thotë “toka të bollshme pjellore”.

Kisha rurale e Piana degli Albanesi Madonna delle Grazie ose della Scala (1560) në këmbët e malit Maganoce.

Kushdo që viziton Pianën, është e pamundur të shmangë shatërvanët e saj.. kujtojmë shatërvanin e bukur me tre grykë, pjesë e historisë, kulturës dhe artit të arbërshëve të Piana degli Albanesi

Arbërshët e Sicilisë ishin gurëndërtues të mirë, krijuan shumë monumente ujësjellësish, shatërvanësh që kanë bukuri arkitekturore, por edhe shumë të çmuara për funksionin e tyre.

Kur mbërrin në Piana ndjen se ke dalë mes një grupi kodrash që dominojnë qytetin, duke formuar kështu një amfiteatër natyror Monte Pizzuta, Monte Maganoce dhe Mali i Kumetés. Në fasadën e Malit të Kumetës, pjesërisht përballë Piana degli Albanesi, mali paraqet disa shenja, ende të dukshme, të lëna nga guroret e mermerit. Tonet e ngjyrave variojnë nga e bardha me lule, në rozë, tek Kumeta e Kuqe ose Montecitorio, e quajtur kështu sepse kolonat e Palazzo Montecitorio, selia e Parlamentit Kombëtar në Romë, janë bërë me këtë mermer.

Nuk mund të jemi INDIFERENTË ndaj kostumeve  arbreshe\veshja femërore në veçanti Piana e shqiptarëve. E çmund të thuash për ato bizhuteritë plot simbole të kulturës arbëreshe dhe jo vetëm kaq, por edhe aspirata e modës së lartë..

Arbëreshët e Siçilisë kanë prodhuar kulturë si askush tjetër  në botën arbëreshe.

Papa Luca \Leke Matranga, themeloi shkollën e parë arbëreshe, 1592. …

At Guzzetta, themelues i Seminarit të Palermos

Paolo Maria Parrino, retoriku i seminarit të Palermos.

Nikola Filja, nga Mezzojuso (1750) la në Chieuti, Kodin Chieutino, një nga dorëshkrimet më të vjetra dhe më domethënëse të historisë kulturore, gjuhësore dhe letrare të shqiptarëve të Italisë. Nili Katalan i Mezzojuso,

Niccolò Brancato (1675-1741) nga Piana degli Albanesi,

Nicolò Chetta; Konteshë Entellina, shkrimtare dhe poete, zëvendësrektore e Seminarit italo-shqiptar të Palermos.

Gavavril Dara Plaku dhe Gavril Dara i riu Palazzo Adriano.. Kenga dhe sprapsme e Bales.

Giuseppe Schirò albanolog. Ishte profesori i parë universitar në Itali i Katedrës së Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe, në Institutin Oriental të Napolit, ku ishte edhe drejtor.

Një kryevepër “Këngët të për-shpirtshme”

Francesco Crispi Glaviano autor i poemës epike “Mbi Malin dhe Truntafilevet” – Në malin e trëndafilave (1963),

Antonino Cuccia (1850-1938)

Demetrio Camarda; Fusha e Albanesit. Gramatologu i njohur si studiuesi më i rëndësishëm i gjuhës shqipe i shekullit të nëntëmbëdhjetë, i cili shkroi monumentet e para shkencore dhe sistematike të kulturës arbëreshe.

Paolo Schirò; Piana degli Albanesi, albanolog mbahet mend për zbulimin e dokumentit të parë gjuhësor letrar në gjuhën shqipe, Meshari dhe themeluesja e revistës së së dielës Fjala dhe t’in Zoti.

Cristina Gentile Mandalà, e vetmja shkrimtare femër (1856-1919)

Rrafshi i Nilit Borgia i Shqiptarëve

Giuseppe Schirò di Modica (1938-2020), Profesor Mateo Mandalà, Giuseppe Schirò di Maggio (1944), Pasquale Renda (1955–2014),

Vlen të përmenden edhe figura si poetja Giuseppina Demetra Schirò (1970), Zef Chiaramonte Musacchia (1946), poeti dhe dramaturgu, Mario Kaliva, Petessa Margarita Shilapa,  njéri nga autorét më në zë, Zef Skiro di Maggio.

Leonardo Lala Narduci, nga Cntessa Entellina (1906 – 2000)

Përmendim mësueset e palodhura të gjuhës arbëreishte  si; Sara Riolo, Serena Mandala, Giuseppina Li Cauli, por edhe mësuesja Antonella Caradonna.

Një rol të madh po demostron edhe djaloshi nga Piana degli albanesi Giulio Cusenza. Ai ka hapur një sit i Arbor ku vendos numrin e fjalëve në arbërisht, pasuron leksikun dhe njëkohësisht na njeh me gramatikën.

Populli i Pianës është i gjallë. Ndihet fryma e tyre përmendim: i palodhuri Giorgio Cuccia,me shoqatën e tij,  z, Salvatore di Chiara, Lino Parrino Aaaron, Pasquale Pillitteri, Giuseppe Petta, Daniel Pecoraro, Andre Palermo, Matteo Parrino, Dario Maria Bovi, Simona Riolo, Giuseppina Cerniglia, Giorgio Barbato, Matteo Lascari  me të shoqen, Simona Stassi, Rosolino Ferraro, Marco D’aleo e shumë e shumë të tjerë..

Do të doja të përmendja  gjithashtu profesoreshën  Tommasa Guarino, z. Calogero Raviotta dhe Anna Fuccarino të Contessa Entelina dhe qindra arbërish që kanë dhënë një kontribut të madh dhe vazhdojnë të japin për botën arbëreshe.

Së fundi dua të kujtoj Portelën, atë faqe të shëmtuar dhe të dhimbshme të arbëreshëve të Piana degli Albanesi.

Sot ai  vend ndodhet si  një zonë arkeologjike, e përbërë nga obeliskë të vegjël në të cilët janë gdhendur emrat e të pafajshmëve, më e vogli vetëm 8 vjeç.

Piana degli Albanesi ka mbajtur lidhje të ngushta me vëllezërit e saj shqiptar kudo që janë. Disa muaj më parë shoqata e  Hora e Skënderbeut me Ramadan Morina e Veli Berisha Adnan Asllani nën drejtimin e Legjendës së botës shqiptare Rexhep Rifati sollën me ndihmën e shpirtit të të madh të mërgatës  shtatoren e Gjergj Kastrioti Skënderbeu të skulptorit Gëzim Muriqi.

E mbyll këtë rrugëtim duke kujtuar se pjesë të tjera të asaj bote arbëreshe në Mezzojuso, Palazzo Adriano, Kontessa Entellina. Arbëreshët janë ajo fara, e Arbërisë, me e pastra, me e bukura, me e rralla.

Shpresoj që këta dy presidentë të bëjnë atë hap gjigand për marrjen e një vendimi që ligji 482\99 të modifikohet në shërbim të  gjuhës arbëreshe që kjo gjuhë të bëhet e detyrueshme në shkolla.

Mirëseredhet President i Shqipërisë në tokën Italiane por ku frymohet e flitet arbërisht!

Nëse një ditë arbëreshët do të zhduken humbasim një popull jo një etni nga më të lashtat!

Kjo s’ duhet të ndodh kurrë!

 

( Fotot nga faqja e Presidentit Bajram Begaj)