Poeti Bujar Salihu, kryetar i ri i Shoqatës së Krijuesve Shqiptarë në Zvicër

787

Në Kuvendin zgjedhor të kësaj shoqate, mbajtur në Winterthur, nënkryetare u zgjodh Shqipe Bytyçi ndërsa sekretar Florim Useini

Siç mësojmë nga anëtarët e kryesisë së kësaj shoqate, pas një përgatitje prej disa javësh, dje më 9 Shkurt 2020, në kuvendin e saj zgjedhor, që e shpalli të hapur Gani Bytyçi, ushtrues i detyrës së kryetarit, shoqata u bë me kryesi të re.

Me këtë rast për kryetar u zgjodh poeti Bujar Salihu, nënkryetare Shqipe Bytyçi, sekretar Florim Useini, kurse anëtarë të kryesisë u zgjodhën: Adem Dërmaku, Bit Geci, Ilir Xheladini, Kushtrim Sylejmani dhe Fikrim Morina.

Mësojmë se gjithashtu u aprovua edhe Statuti dhe Rregullores së punës. Po në këtë kuven u aprovua edhe themelimi i katër sektorëve, siç janë: ai i Letërsisë, Arteve pamore, Arteve skenike dhe Muzikës. Ndërkohë, Kryesia pritet të emërojë edhe drejtuesit e këtyre katër sektorëve.